BBC: Gratë dhe vajzat e varfra, shënjestër e trafikimit në Shqipëri

2017-02-22 në ora 12:08

Trafikimi i njerëzve në Britaninë e Madhe është në rritje kohët e fundit. Shifrat tregojnë se në vitin 2015, 3,266 njerëz ishin viktima të mundshme të trafikimit, kjo më pas me një rritje për 40% në vitin 2016.

Numri më i madh i viktimave, që besohet të jetë mbi 600, është në Shqipëri, shkruan BBC, transmeton lajmi.net.

Reeta Chakrabarti, ka folur për BBC, duke raportuar kështu për viktimat e trafikimit në Britaninë e Madhe dhe kryesisht në Shqipëri.

Në jug të Shqipërisë, një vend shumë i varfër, viktima të trafikimit dhe të dhunës janë thjesht disa vajza të vogla, nxënëse të moshave 10-12. Këto vajza kanë treguar tmerrin dhe brutalitetin që e përjetojnë, kështu duke u shfrytëzuar edhe për trafikim.

Shqipëria është një vend i vogël ku ndodh një numër i madh i trafikimit të grave dhe vajzave, e kjo tregti me qenie njerëzore nisi kryesisht pas rënies së komunizmit në vitin 1990. E trafikantët, janë të organizuar fare mirë, madje kanë një reputacion për brutalitet.

Trafikimi i qenieve njerëzore në Shqipëri, bëhet kryesisht në zonat rurale dhe trafikohen vajzat dhe gratë e varfra.

Ato fillimisht tërhiqen nga premtime të rreme për martesa e më pas edhe për vende pune. Shumica e viktimave i nënshtrohem trafikimit seksual dhe punës së detyruar.

Fatos Kaplani, është aktualisht i burgosur tashmë që 15 vjet në një burg të sigurisë së lartë në Korçë. Ai është dënuar për trafikim të fëmijëve në Greqi, duke i detyruar të punojnë si prostituta dhe si lypëse, edhe pse vetë është një baba, e gjatë asaj kohe ishte i martuar.

Sipas një raporti të OKB-së, viktimat janë manipuluar shpesh e më pas janë rekrutuar me anë të martesave të rreme, dhe punësimit të tyre tek trafikantët, duke iu premtuar atyre që do t’ua mbulojnë shpenzimet për jetë. /Gazeta Shneta/