Varianti i ri Omicron i zbuluar në Afrikën Jugore, mund të jetë kandidati më i mundshëm për të zhvendosur variantin shumë ngjitës Delta, tha të martën drejtori i institutit të sëmundjeve ngjitëse të Afrikës së Jugut.
Zbulimi i Omicron ka shkaktuar alarm global, me vendet që kufizojnë udhëtimin nga Afrika Jugore nga frika se mund të përhapet shpejt edhe në popullatat e vaksinuara ka paralajmëruar Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH-së), duke thënë se mbart një rrezik të lartë të rritjes së infeksionit.
Nëse Omicron rezulton edhe më i transmetueshëm se varianti Delta, kjo mund të çojë në një rritje të mprehtë të infeksioneve që mund të ushtrojë presion mbi spitalet, tha Adrian Puren, ushtrues detyre i fushës ekzekutive të ‘Institutit Kombëtar të Sëmundjeve të Transmetueshme’ në Afrikën e Jugut për burimin Reuters.
Puren tha se shkencëtarët duhet të dinë brenda katër javësh se deri në çfarë mase Omicron mund të shmangë imunitetin e krijuar nga vaksinat ose infeksionet e mëparshme dhe nëse kjo çon në simptoma klinike më të rënda se variantet e tjera.
Rrëfimet anekdotike nga mjekët që kanë trajtuar pacientët e Afrikës së Jugut me COVID-19 thonë se Omicron duket se po prodhon simptoma të buta, duke përfshirë një kollë të thatë, ethe dhe djersitje gjatë natës, por ekspertët kanë paralajmëruar të mos nxjerrin përfundime të qëndrueshme.
Puren tha se ishte shumë herët për të thënë nëse Omicron po zhvendoste Delta-në në Afrikën e Jugut, por fakti që rastet kanë filluar të rriten me shpejtësi, veçanërisht në provincën më të populluar Gauteng, është një shenjë se një zhvendosje tashmë mund të ndodhë.
Delta drejtoi një valë të tretë të infeksioneve COVID-19 në Afrikën e Jugut që arriti kulmin në më shumë se 26,000 raste në ditë në fillim të korrikut. Omicron pritet të shkaktojë një valë të katërt, me infeksione ditore që shihen në 10,000 deri në fund të javës nga rreth 2,270 të hënën. /Gazeta Shneta/