Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Bebet flasin, por a i kuptoni çfarë duan t’ju thonë?

Jetë 21/03/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Sigurisht, ata nuk mund të përdorin fjalë, por kjo nuk do të thotë që ata nuk përpiqen t’ju thonë diçka, transmeton Gazeta Shneta.

Që nga java e parë kur bebet fillojnë të vetëdijesohen nga pak, ato përpiqen t’ju thonë diçka, normalisht me lëvizjet e tyre që i bëjnë pa kontroll.

Ata ju tregojnë kur kanë nevojë të hanë, ju tregojnë se si iu pëlqen t’i mbani, ju tregojnë edhe se cila është lodra e tyre e preferuar, madje ata përpiqen t’ju tregojnë se edhe cilët persona përreth tyre iu pëlqejnë më shumë, pra cilët i kanë të preferuar.

Jo të gjitha mesazhet nga bebet tuaja janë të qarta, madje sjelljet e një të porsalinduri duke edhe si të rastësishme dhe jo krejt normale, dhe nuk është që ju jeni një prind i papërvojë, por thjesht këto janë sjelljet e paparashikueshme të të vegjëlve.

Nëpërmjet bisedës që bëni me bebet tuaja, përveç që do t’ju tregoj kur është i uritur, bebet tentojnë thjesht të flasin me ju, gjithçka që ata kuptojnë nga bota e tyre.

Shpesh mund të ndihet i vetmuar, i ngrohtë, ka të ftohtë, është i mërzitur, i frikësuar, i kënaqur, e herë tjera ka nevojë edhe për një përqafim, por a e kuptoni ju kur janë këto momente?

Bebet kanë nevojë t’ju përgjigjeni gjithmonë but dhe me ëmbëlsi. Kur bebet qajnë, është një sinjal që ata kërkojnë të jenë të qetë, pra thjesht duan të ju thonë më lërë rehat, ose duan t’ju thonë, kam nevojë për ty, prandaj provoni që të dyja mundësitë.

Të qajnë, nuk është mënyra e vetme që ata kërkojnë diçka. Shpesh ata i ngulitin sytë e tyre të vockël në sytë tuaj, kjo do të thotë se ata janë të interesuar për diçka.

Ky është momenti kur ju duhet t’i buzëqeshni dhe të filloni të flisni me ta me zë të ulët. Por në rast se ju nuk i kushtoni vëmendje, përgatituni për të qara sepse disponimi i tyre do të ndryshojë.

Në momentin kur nga kjo ngulitje në sy, ata kthejnë kokën në anën e tyre, kjo do të thotë mjaft më, domethënë kaq kishte bebushi.

Komunikimi me të vegjlit është më se i nevojshëm. Ju keni mendimin se ata janë ende të paaftë, por ekspertët e foshnjave thonë se ata janë më të mençur se që mund të imagjinoni.

Në momentet kur ju i jepni qumësht nga gjiri dhe bebi largon kokën, kjo do të thotë se i ka kaluar uria. Por ka disa nëna, që mendojnë se beba largon kokën për shkak të lëvizjeve të pakontrolluara që ka, dhe vazhdon t’i jap qumësht me forcë, e kjo gjë është e gabuar. Atëherë fillon frustrimi dhe britmat e bebes.

Të gjithë prindërit, me apo pa përvojë, e kanë të obligueshme komunikimin me të vegjlit dhe kujdesin ndaj tyre, duhet ta keni parasysh se që në ditën e parë të tyre në këtë botë, ata përpiqen të flasin dhe të ndajnë dashuri me ju. /Gazeta Shneta/

 

Artikulli paraprakTri arsyet pse jeni e padurueshme për një mashkull
Artikulli i rradhës Historia prekëse e bebes që nuk do të rritet kurrë (Foto)

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.