Dhe ajo adhuron kur i bëjnë me fen!
Një bebe është lindur me kokën plot me flokë të zi dhe tani flokët e saj kanë arritur gjatësinë 15.24 centimetra, edhepse i ka vetëm 8 muaj.
Nëna e saj, 29-vjeçarja Beccy May Cooper thotë se të huajt e ndalin rregullisht në rrugë, të mhahnitur nga vajza e saj, Primrose Autumn Loveridge, përcjell Gazeta Shneta.
Vogëlushja nuk do asgjë më shumë se prindërit t’i fryjnë flokët me fen, ndërsa ajo edhe modelon për 20 kompani të karficave dhe lidhëseve të flokëve.
Nëna tregon se nuk e di nga kanë ardhur kaq shumë flokë në vajzën e saj, pasi nuk ka bërë nndonjë gjë të pazakontë gjatë shtatzënisë, ndërsa as ajo dhe as bashkëshorti i saj nuk janë lindur me shumë flokë.
Ajo thotë se tani që jannë zgjatur kaq shumë, duhet të krihen me krehër të zakonshëm, ia lajnë çdo të dytën ditë dhe në dy javë edhe i fryjnë me të ftohtë të fenit, pasi ajo e adhuron këtë./gazetashneta