Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Pas 60 vjetëve aprovohet ilaçi i ri për trajtimin e malarjes në SHBA

Lajme 24/07/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Agjencia për Ushqim dhe Barna në SHBA ka aprovuar ilaçin e ri kundër sëmundjes së malarjes. Ky ilaç i ri kundër kësaj sëmundje që prek rreth 8.5 milionë njerëz në vit, vjen pas 60 vjetëve. Në Kosovë këtë vit janë paraqitur dy raste me këtë sëmundje

Ilaçi, specifikisht kuron malarjen e përsëritur, që prek 8.5 milionë njerëz çdo vit. Malarja, është veçanërisht sfiduese pasi mund të qëndrojë e fjetur në mëlçi për vite para se të rizgjohet.

Shkencëtarët e kanë cilësuar tafenokuinën si një arritje fenomenale. Rregullatorët në të gjithë botën tani do të shqyrtojnë nëse do tia rekomandojnë apo jo ilaçin popullatave. Malarja e përsëritur, e shkaktuar nga paraziti plasmodium vivax, është lloji më tipik i malarjes jashtë Afrikës Qendrore.

Fëmijët janë veçanërisht të rrezikuar pasi mund të preken prej saj nga një pickim i vetëm, duke humbur shumë kohë në shkollë dhe duke u bërë më të dobët sa herë që sëmundja u përsëritet. Personat e infektuar mund të veprojnë si rezervuarë të sëmundjes pasi kur parazitët rizgjodhën në trupat e tyre, një mushkonjë mund ta marrë parazitin dhe ta kalojë tek një person tjetër.

E kjo, mund ta bëjë sëmundjen të vështirë për tu eliminuar. Tani, administrata e ushqimit dhe ilaceve në shtetet e bashkuara, ka dhënë aprovimin për tafenokuinën, një ilaç që mund ta nxjerrë parazitin nga vendi ku është fshehur dhe të pengojë kthimin e sëmundjes. /Top Channel

Artikulli paraprakLejleku i QKUK-së: 47 foshnje kanë lindur në Gjinekologji
Artikulli i rradhës Bebja 8-muajshe që është lindur me shumë flokë, gjatësia e tyre ka arritur në 15cm

Ju sugjerojmë

Canolli: Prishtina me mbulueshmëri të lartë për shumicën e vaksinave, MMR mbetet nën nivelin e synuar

22/07/2026 Lajme

Spitali i Përgjithshëm i Pejës apelon për zgjidhje urgjente të problemit me mbeturinat nga institucionet përgjegjëse

22/07/2026 Lajme

15 të lënduar gjatë stuhisë së fuqishme në Shkup

22/07/2026 Lajme

IHMK paralajmëron: Pritet stuhi e fuqishme në të gjithë Kosovën

22/07/2026 Lajme

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.