A e keni vërejtur se shumica e bebeve lindin tullace dhe duhet kohë deri sa t’i dalin flokët për t’i mbushur kokën.
Por, në disa raste disa bebe sapo dalin nga barku i nënës e kanë kokën plot me flokë.
Të gjithë bebet në barkun e nënës kanë flokë, ose më saktë e kanë kokën të mbuluar nga një shtresë pushi, e cila ka tendencën të zhduket rreth muajit të 8 të shtatzanisë, më pas gjatë lindjes, rritja e hormoneve të plaçentës shkakton rëniën e flokëve.
Megjithatë, arsyeja e saktë se pse disa bebe kanë më shumë flokë menjëherë sa linden ende mbetet mister.
Disa arsye mund të jenë gjenetike edhepse jo gjithmonë ka dalë të jetë e saktë, përcjell Gazeta Shneta.
Një teori që besohet të jetë arsyeja kryesore, është nga gratë më të vjetra, të cilat gjithmonë kanë thënë se nëse nëna ka pasur urth (thartirë në stomak) gjatë shtatzënisë, atëherë fëmija gjithmonë lind me shumë flokë.
Kjo është studiuar nga mjekë të ndryshëm, të cilët edhe kanë gjetur lidhje mes urthit dhe flokëve të bebes, e kjo ende mbetet arsyeja më e sigurt që dihet deri më tani./GazetaShneta