Duke filluar që nga java e 34 e shtatzanisë fëmija është në gjendje të njohë fytyrat që ndodhen jashtë barkut të nënës. Këtë e pohon edhe një studim i publikuar në revistën “Current biology”.
Si mundet fetusi të dallojë fytyrat brenda barkut të nënës?
Studiuesit e Universiteteve angleze Lancaster dhe Durham shpjegojne se uterusi është më tepër transparent nga sa mendohet, dhe pikërisht falë kësaj karakteristike fetusi mund të dallojë stimujt e jashtëm. Brenda uterusit ka më tepër ndriçim nga sa mendohet, shpehen gjithashtu studiuesit dhe kjo bën të mundur njohjen e fytyrave të personave.
Si u krye studimi?
Mjekët kryenin një ekografi ndërsa studiuesit i vendosën fetuseve një dritë me lazer në formë fytyre. Kjo u krye tek nënat që ishin nga java 34-39 e shtatzanisë, dhe u vu re se fetusi e kthente koken dhe ndiqte fytyrën e improvizuar me lazer, ndërsa qëndronte më tepër indiferent ndaj dritës së lazerit që paraqeste një trekëndësh.
Pra gjatë trimestrit të fundit fetusi do të ketë aftësi më të mira për të perceptuar disa informacione që vijnë drejt tij. Reagimi i ndryshçm i tyre ndaj dy formave të ndryshme ishte tepër i dallueshëm. /Gazeta Shneta/