Si një fotografe me përvojë për martesa, Megan Mattiuzzo thotë se ajo është mësuar që gjithmonë të kapë momentet më unike. Prandaj kur e mori lajmin se ishte shtatzënë, nëna e parë e diti menjëherë se donte t’i kapte këto momente unike edhe gjatë lindjes së saj të parë.
Mattiuzzo ka rrëmbyer kryetitujt e tabloideve botërore me gjestin e saj interesant pasi që aso lloj fotografish nuk besoj se keni mundur të shihni deri tash. (Bëni durim, të gjitha imazhet janë më poshtë).
Mattiuzzo thotë se shumë njerëz i thanë asaj se ishte “e çmendur” kur ua tregoi idenë e – por këtë mendim nuk e ndau edhe mjekja e saj, përcjellë GazetaShneta.
“Isha rreth 37 javë kur ia përmenda këtë idet mjekes sime. Ajo më tha se po kaloja një shtatzëni të shëndetshme andaj një aktivitet i tillë siç është fotografimi, vetëm se do e bënte momentin më magjik”, ka thënë Mattiuzzo.
Lindja e saj zgjati për 1 orë e 15 minuta, por ajo nuk i lejoji dhimbjet e kontraksioneve që ta lëshojë aparatin nga duart dhe t’ia humbte fokusin që e kishte drejtuar drejt bëbit që e sillte në jetë. Ajo madje i kërkoi stafit të spitalit që të fiknin dritat në sallën e lindjes për t’ia mundësuar asaj ndriçimin e duhur.
“Është e vërtetë që disa momente gjatë kontraksioneve ndjeva një pasiguri por menjëherë mendova me veten se sa do të pendohesha nëse nuk do i bëja këto fotografi. Kjo më dha më shumë forcë që të shtyeja deri në fund dhe pasi bebi im doli, ndjeva momente të mahnitshme kur bëra fotografinë e parë. Unë do ta bëj përsëri edhe kur të presim fëmijën e dytë.”, thotë ajo./GazetaShneta/