Një grua shtatzënë belge e diagnostikuar me koronavirus ka lindur një vajzë të shëndetshme.
Ajo rrëfen historinë e saj për të përcjell mesazh tek nënat e tjera të cilat mund të jenë në panik të madh ndaj koronavirusit dhe lindjes në spital.
Nëna Amadine, e cila kishte shkuar në spital për lindje u diagnostikua përmes testeve se kishte koronavirus para se fëmija të lindte përcjell Gazeta Shneta.
“Ata më thanë që do të më testonin për COVID-19 dhe mendova se do të isha negative. Të nesërmen, gjinekologu im më rrëfeu se rezultati i testeve ishte pozitive, – unë gati u rrëzova nga karriga, “tha Amandine.
E veshur me një maskë mjekësore blu të shtrirë në një shtrat spitalor dhe duke mbajtur fëmijën e saj në gjoks, Amandine tha që kishte qenë e vështirë të lindte vetëm.
“Unë kisha shumë frikë për të ishte një lindje shumë e veçantë, e pashë vetëm dy minuta,” tha Amandine, duke shpjeguar se si ajo u transferua më pas në një njësi kirurgjie në spital për të zvogëluar rrezikun e përhapjes së virusit.
“Ne i numërojmë yjet tanë me fat dhe shpresojmë se gjërat do të shkojnë mirë për bebin,” tha Amandine, me burrin e saj Francois, i veshur edhe me një maskë, tani pranë saj.
Dy fëmijët e saj të tjerë nuk mund ta vizitojnë nënën dhe bebin për shkak të rrezikut të koronavirusit deri në një periudhe. /Gazeta Shneta/