Rusia ka hequr nga përdorimi ventilatorët e tipit Aventa-M të prodhuar pas datës 1 prill 2020, pasi shkaktuan dy herë zjarre vdekjeprurëse për pacientët e shtrirë në spita.
Të martën një zjarr në një spital në Shën Petersburg mori jetën e pesë pacientëve dhe detyroi evakuimin e 150 personave. Ndërkaq tre ditë më parë një incident i ngjashëm vrau një pacient në Moskë. Të dy spitalet kishin në përdorim ventilatorët Aventa-M, shkruan CNN, transmeton Gazeta Shneta.
Aventa-M është një tip i ventilatorit i prodhuar nga kompania KRET, e cila është pjesë e korporatës shtetërore ‘Rostec’.
KRET është caktuar nga autoritetet shtetërore ruse si furnizuesi kryesor i ventilatorëve në vend. Sipas një kontrate qeveritare KRET ka furnizuar gjithsej 6 mijë e 711 ventilatorë në spitalet rajonale të Rusisë.
Në prill kompania kishte thënë se do të rriste kapacitetin e saj të prodhimit nga 10 në 100 ventilatorë në ditë. Një kontingjent i këtyre ventilatorëve janë dërguar nga Rusia në SHBA në fillim të prillit.
Por zëdhënësi i Agjencisë Federale për Menaxhimin e Emergjencave i ka thënë CNN-it se këto pajisje nuk janë vënë kurrë në funksion në spitalet amerikane. /Gazeta Shneta/