Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Benefitet dhe efektet anësore që mund të sjellë injeksioni epidural gjatë lindjes së fëmijës

Këshilla për shtatzëna 01/07/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Nuk është sekret që lindja e një foshnje mund të jetë e dhimbshme, megjithatë vendimi nëse përdorimi i një epidurali është i duhur apo jo për ju, mësojeni nga ky artikull.

Kemi thënë se një injeksion epidural përdoret për të bllokuar sinjalet nervore (si ato që janë përgjegjëse për ndjenjat e dhimbjes) nga pjesa e poshtme e shtyllës kurrizore, shkruan Healthline.

Poashtu, administrohet përmes një kateteri që përshkon një gjilpërë të madhe të futur në hapësirën epidurale që rrethon palcën kurrizore. Kateteri mbetet në vend gjatë procesit të lindjes për të vazhduar dhënien e ilaçeve përcjell Gazeta Shneta.

Më poshtë janë disa nga të mirat dhe përfitimet e injeksionit epidural:

Zbutja e dhimbjes

Injeksionet epidurale funksionojnë shpejt dhe mund të fillojë të lehtësojë dhimbjen brenda 10 deri në 20 minuta. Shumica e grave që kanë një epidurale ndjejnë pak ose aspak dhimbje gjatë lindjes.

Keni mundësinë e ‘pushimit’

Lehtësimi nga dhimbjet e lindjes mund t’ju ndihmojë të merrni më shumë pushim. Kjo mund të jetë veçanërisht e dobishme nëse keni një lindje të gjatë.

Mund të ju ndihmojë të qëndroni vigjilente

Një epidurale mund t’ju ndihmojë të qëndroni vigjilente në mënyrë që të merrni pjesë aktive në përvojën e lindjes.

Mund të ndihmojë në uljen e depresionit pas lindjes

Një studim i vitit 2014 gjeti disa prova që përdorimi i epiduralit mund të zvogëlojë rrezikun për depresion pas lindjes në disa gra.

Rezultatet vijnë duke sugjeruar që të kesh një plan të menaxhimit të dhimbjes dhe të jesh në gjendje t’i përmbahesh këtij plani mund të ndihmojë në zvogëlimin e rrezikut për uljen e depresionit pas lindjes.

Për të mësuar më shumë rreth komplikimeve të shtatzënisë KLIKO KËTU.

Ndërsa, kemi dhe rreziqet nga injeksioent epidurale, ja cilat janë ato:

Injeksionet epidurale mund të shkaktojnë një rënie të papritur të presionit të gjakut. Presioni juaj i gjakut monitorohet gjatë gjithë procesit dhe lindjes për të siguruar rrjedhjen e duhur të gjakut tek fëmija juaj dhe në të gjithë trupin tuaj. Nëse tensioni juaj bie, mund të keni nevojë për oksigjen, lëngje dhe ilaçe.

Disa gra pësojnë efekte anësore, duke përfshirë dridhje, ethe ose kruajtje. Pas heqjes së epiduralit, mund të ndjeheni të bezdisshme ose të keni marramendje, dhe keni dhimbje shpine dhe dhimbje në vendin ku futet gjilpëra.

– Rreth 1 përqind e grave do të pësojnë një dhimbje koke të fortë.

– Të kesh një epidural gjithashtu rrit shanset për të pasur nevojë për një kateter urinar për të zbrazur fshikëzën tënde. Kjo është vetëm e përkohshme. Kateteri urinar mund të hiqet pasi mpiksja juaj të jetë zgjidhur. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakShtatzënia: Kur nënat rrezikohen të marrin një prerje cezariane emergjente
Artikulli i rradhës Banjë e parë e foshnjës tuaj, listë e gjërave të nevojshme që do ju duhen afër vetës

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.