Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook Twitter Instagram
Facebook Twitter YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Benefitet e lojës që nga fëmijëria e hershme

Psikologji 18/12/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Pse është e rëndësishme loja tek fëmijët? – Shkruan Lira Gjika, pediatre.

Besoj se mund të rakordojmë, se mënyra më e mirë për të eleminuar ndrojtjen kur ndodhesh në një mjedis të panjohur është loja.

Të gjithë kemi provuar të tilla eksperienca: në plazhe, lojërat me top, në festa, të kërcyerit dhe të kënduarit. Sa shpejt miqësohesh, si çlirohesh nga ndrojtja aq sa habitesh edhe vetë.

Pra, loja ka një veti: ajo krijon brenda nesh një mjedis shumë të rehatshëm me veten dhe me të tjerët, duke neutralizuar pasigurinë. Edhe tek fëmijët, loja krijon të njëjtin efekt madje  është forma më e mirë e  komunikimit. Sa vjen në këtë botë nëna e pret me buzëqeshjet, qeshjet e gëzuara dhe plot dhimsuri duke i prekur duart, fytyrën dhe duke e thritur në emër apo djali/vajza ime.

Kjo është njohja e parë dhe loja e parë  ndërmjet tyre e cila do bëhet modeli i fëmijës për të njohur veten, mjedisin dhe gjithshka që e rrethon. Jo vetëm nëna por edhe të rriturit e tjerë kur komunikojnë me foshnjën gjëja e parë që bëjnë është buzëqeshja dhe loja me të.

Regullojnë zërin, e prekin me përkëdheli, i lëvizin duart përpara fytyrës duke i kërcitur, si e si ta bëjnë foshnjën të reagojë dhe tu përgjigjet me të qeshurën magjepsëse që vetëm fëmija mund ta japë.

Kështu, loja është mënyra e vetme e komunikimit të të rriturit  me foshnjën. Kjo është arësyeja pse në fëmijëri loja merr vlera të karakterit vital dhe bëhet mënyra e vetme për të eksploruar e komunikuar. Fëmija vetëm kësaj mënyre mund ti përgjigjet se vetëm këtë mënyrë njeh.

Loja krijon mundësi për realizimin e perceptimit të kufijve kohë dhe hapësirë dhe për shfrytëzimin optimal të tyre.

Loja bëhet e këndëshme dhe fëmija përfshihet në lojë vetëm kur është i sigurt se nuk është vetëm dhe ka vëmëndjen e të rriturit. Mos e harroni se fëmija mund të jetë me veten vetëm në prezencë të dikujt tjetër. Loja aktivizon tek fëmija, energjitë që kanalizohen më pas drejt eksplorimit dhe njohjes, duke i provokuar kënaqësinë që është i zoti. Kujtojmë tre konstantet e njeriut të emërtuara me të drejtë nga Piage-ja: nevojat fizike, afektive dhe intelektuale, të cilat mjafton të ngacmohen dhe ato menjëherë aktivizohen, pavarësisht moshës.

Në lojë, kufijtë dhe kufizimet mësohen në mënyrë të natyrshme dhe te vetvetishme. Lira Gjika

Artikulli në fjaë është plotësisht i autores dhe nuk ka ndërhyrje apo ndryshim nga redaksia e Gazetës Shneta.

Artikulli paraprakDispnea apo vështirësia në frymëmarrje, një shenjë e hershme e shtatzënisë?
Artikulli i rradhës Kërcënohet drejtoresha e Klinikës së Neonatologjisë, reagon ShSKUK-ja

Ju sugjerojmë

Lira Gjika: Fëmijët të shmangni pajisjet teknologjike deri në moshën dy-vjeçare

28/01/2023 Psikologji

Kreativiteti në autizëm, shkruan Rina Zyba – psikologe

10/01/2023 Psikologji

Ndryshimet e zhvillimit gjatë vitit të parë të fëmijës, karakteristikat e fazës 6 – 12 muaj

26/12/2022 Jetë

4 këshilla se si të përmirësoni aftësitë e juaja prindërore

24/12/2022 Psikologji

Pse nuk duhet t’a obligoni fëmijën tuaj të dhurojë përqafime pa dëshirën e tij?

24/12/2022 Psikologji

Fëmija im vazhdimisht godet, si të reagoj?

24/12/2022 Psikologji
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: “Mbretëresha Teutë”, PN – Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 48 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook Twitter Instagram YouTube
© 2023 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.