Kur dikush diagnostikohet me çrregullim të shëndetit mendor si depresioni ose ankthi, trajtimet e para që sygjerohen janë zakonisht terapite psikologjike dhe ilaçet.
Ajo që nuk diskutohet gjithmonë janë faktorët e ndryshueshëm të jetesës që ndikojnë shëndetin tonë mendor, transmeton GazetaShneta.
Edhe ata që nuk kanë gjendje të rënda mendore janë në kërkim të mënyrave për të përmirësuar më tej gjendjen e tyre, ta zvogëlojnë stresin si dhe ta menaxhojnë më mirë shëndetin e tyre të përditshëm mendor.
Është vërtetë fuqizuese dëshira dhe nxjerrja e vullnetit për të bërë ndryshime pozitive të jetës. Ndërsa kufizimet kohore dhe kufizimet financiare mund të ndikojnë në aftësinë e disa njerëzve për të bërë ndryshime të tilla, të gjithë ne kemi aftësinë për të bërë ndryshime të vogla kuptimplote, shkruan “The Conversation”.
Filloni me hapa të vegjël
1. Përmirëso dietën dhe filloni të lëvizësh
Fillo të fusësh në shujtën tënde pak e nga pak perime të shëndetshme. Nuk është e thënë që brenda një dite të ndaloni së ngrëni ushqimet e procesuara. Lejojeni veten të përshtatet në mënyrat që trupi juaj fizik i pranon në mënyrë që edhe mendja të ju ndjekë më pas. Preferohen edhe aktivitetet fizike. Njejtë si me ushqim. Fillo të bësh një ecje më shumë ose disa zgjatje muskujsh. Shndeti fizik ndikon automatikisht shëndetin mendor.
2. Hiqni dorë nga veset
Menaxhimi i pijes dhe heqja dorë nga substancat narkotike janë një rekomandim i qartë shëndetësor. Alkoolistët dhe të varurit nga droga kanë më shumë gjasë se mesatarja për të pasur një sëmundje mendore dhe kanë rezultate shumë më të dobëta shëndetësore.
3. Prioritizoni gjumin dhe pushimin
Teknikat e “higjienës” së gjumit kanë për qëllim përmirësimin e cilësisë së gjumit dhe ndihmojnë në trajtimin e pagjumësisë. Disa njerëz janë të lidhur në mënyrë gjenetike për të qenë më shumë një person I mëngjesit ose i mbrëmjes, kështu që ne duhet të kemi një fleksibilitet në këtë drejtim (sidomos me oraret e punës). Është gjithashtu e rëndësishme të mos detyroheni të fleni me çdo kush – nëse nuk mund të flini brenda rreth 20 minutash, mund të jetë më mirë që të ngriheni dhe të fokusoni mendjen në një aktivitet (me dritë minimale) deri sa të ndiheni të lodhur.
4. Dilni në natyrë
Kur dielli ndriçon, shumë prej nesh duket se ndihemi më të lumtur. Ekspozimi adekuat ndaj diellit ndihmon në nivelet e serotoninës kimike të ruajtjes së humorit. Ajo gjithashtu rrit nivelet e vitaminës D, e cila gjithashtu ka ndikim në shëndetin mendor dhe ndihmon në kohën e duhur për të rregulluar ciklin tonë të zgjimit dhe të gjumit.
5. Drejto kur ke nevojë për ndihmë
Ndryshimet pozitive të jetesës nuk janë një zëvendësim për ilaçe ose terapi psikologjike, por, si diçka që njerëzit mund të ndërmarrin vetë për ta përmirësuar jetesën e tyre.
Ndërkohë që shumë ndryshime në stilin e jetesës mund të jenë pozitive, disa ndryshime (si shmangia e ushqimeve të përpunuara, alkooli ose lënia e duhanit) mund të jenë sfiduese nëse përdoren si një shtrëngim psikologjik. Ata mund të kenë nevojë të trajtohen në mënyrë delikate dhe me përkrahje profesionale./GazetaShneta/