Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Bordi Drejtues i SHSKUK-së do të bëhet me ekspert për administratë dhe çështje ligjore

Lajme 08/04/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Foto arkive
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Bordi Drejtues i SHSKUK-së sot ka marr vendim për angazhimin e një eksperti të jashtëm për administratë dhe çështje juridike ose ligjore.

Bordi Drejtues i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka marr sot vendim për angazhimin e një eksperti i cili do ta asistojë këtë organ drejtues për çështje të administratës dhe ligjit. Ky ekspert do të paguhet nga SHSKUK, shkruan Gazeta Shneta.

Vendimi i Bordit ka ardhur me propozimin e kryesuesit Naim Bardiqi. Propozimi i tij fillimisht është vënë në diskutim nëse është i drejt apo jo nga anëtari Besim Demolli.

“Për më me bind mendoj që është më mirë të kërkojmë një mendim nga zyra ligjore nëse jemi duke bërë diçka të drejt apo jo”, ka thënë Demolli, megjithëse ndërroi mendje kur u hodh në votim.

Por Bardiqi ka thënë se do ta riformulojë propozimin duke u shprehur se nëse ky propozim nuk do të ishte në përputhje me ligjin, atëherë do të kthehej nga administrata e SHSKUK-së.

Edhe anëtari Dren Boshnjaku ka ngritur pyetje nëse SHSKUK ka apo nuk ka kapacitete që do të mund të shfrytëzoheshin në vend të ekspertit. Por drejtori Elvir Azizi ka thënë se SHSKUK ka nevojë për ekspertë për të ndihmuar reformën.

Edhe anëtarja Vjollca Kadolli ka thënë se angazhimi i tij duhet të jetë në përputhje me ligjin meqë në bordin e kaluar eksperti ishte tërhequr me arsyetimin se angazhimi i tij nuk ishte në kuadër të ligjit.

Bardiqi ka konfirmuar gjatë mbledhjes së eksperti do të paguhet nga SHSKUK.

Pas këtyre diskutimeve të gjithë anëtarët kanë votuar pro angazhimit të ekspertit. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakShkencëtarët zbulojnë qasje të mundshme të trajtimit për sëmundjen e veshkave policistike
Artikulli i rradhës Trajtimi i ri transformon nyjet limfatike në një “mini mëlçi”

Ju sugjerojmë

Fundjavë me diell dhe vranësira, temperaturat deri në 35 gradë Celsius

17/07/2026 Lajme

Me mbështetjen e Komunës, ASD Peja siguron sensorë për matjen e sheqerit për dhjetë të rinjtë me diabet tip 1

17/07/2026 Lajme

SHBA përballet me valë të re të infeksioneve nga paraziti që shkakton diarre të rëndë

17/07/2026 Lajme

Magjistri i shkencave të kimisë: Anomali serioze në pyetjen 16 në testin e pranimit në Fakultetin e Mjekësisë

17/07/2026 Lajme

Në Obiliq vijon vaksinimi plotësues, UNICEF vazhdon angazhimin për zgjerimin e imunizimit në Kosovë

17/07/2026 Lajme

HANDIKOS pranon një kontigjent të pajisjeve ndihmëse për personat me aftësi të kufizuara në Kosovë

17/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.