Të gjithë e kemi dëgjuar shprehjen, “Më mirë të dhurosh sesa të marrësh.”
Së fundi, një studim i ri i Universitetit të Rochester, i publikuar në të përditshmen Emotion, ka vërtetuar këtë shprehje me zbulimin e tyre. Studiuesit konfirmuan se në martesë, ata që kanë çasje pozitive ndaj tjetrit, përfitojnë për veten vetëm gjëra të mira, shkruan Emotion.com, transmeton Gazeta Shneta.
Bazuar në këtë studim, veprimet me dashamirësi shpërblehen për vepruesin në të mirën e tij, edhe në rast se pranuesi i veprimit nuk e vëren fare.
Gjatë vëzhgimit të universitetit në fjalë, për shtatë muaj janë analizuar 175 çifte të sapomartuar, dhe siç tregon profesori pjesë e këtij ekipi, Harry Reis, brengosja me dashamirësi për mirëqenien e partnerit ndikon shumë në zhvillimin e gjendjes shpirtërore të tij/asaj.
Për dy javë rresht, çifteve u është kërkuar të mbajnë shënime në ditarin e tyre, për të regjistruar rastet kur partneri i tyre ka lënë pas nevojat personale për të bërë diçka për dëshirat e tjetrit.
Gjithashtu, participantët kanë mbajtur shënime për emocionet e tyre momentale në përditshmëri.
Pas analizimit të këtyre shënimeve, shkenctarët kanë vënë re, se edhe në rastet kur veprimet e tyre nuk i kanë vërejtur partnerët, disponimi martesor ka qenë më pozitiv gjatë dy javëve në fjalë.
Prandaj, herën tjetër kur e ndjeni të bëni diçka të mirë për bashkëshortin/ën tuaj, ta dini se nuk do humbisni asgjë, vetëm do të fitoni në të mirën tuaj. /Gazeta Shneta/