Një aksident me pasojë fatale ka ndodhur të martën në fshatin Carralevë të Shtimes.
Një 45-vjeçar ka humbur jetën pasi traktori me të cilin po lëvizte është rrokullisur.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së rajonit të Ferizajt, Kanun Veseli.
“Sot, më 16.09.2025, rreth orës 09:00, policia në Shtime ka pranuar një informacion për një incident të ndodhur në lagjen ‘Kastrati’ të fshatit Carralevë. Si pasojë e rrokullisjes së një traktori ka humbur jetën një person i moshës 45-vjeçare. Vdekja është konstatuar nga ekipi mjekësor i Qendrës së Mjekësisë Familjare në Shtime. Njësitë policore kanë dalë në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për sqarimin e rrethanave. Prokurori i shtetit ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion”, ka deklaruar Veseli./Gazeta Shneta/



