Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Infeksionet e traktit urinar gjatë shtatzënisë

Këshilla për shtatzëna 17/09/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Gratë shtatzëna janë më të rrezikuara nga shumë sëmundje për shkak të ndryshimeve fizike dhe hormonale që ndodhin gjatë kësaj periudhe. Një nga problemet më të shpeshta shëndetësore është infeksioni i traktit urinar (ITU), i cili mund të përparojë në një gjendje më serioze të veshkave, të njohur si pielonefriti.

ITU është një infeksion bakterial që prek fshikëzën dhe strukturat përreth saj. Cistiti përfshin vetëm fshikëzën, ndërsa pielonefriti shfaqet kur bakteret kalojnë nga fshikëza drejt veshkave përmes ureterëve.

Tek femrat, rreziku është më i lartë për shkak të afërsisë së uretrës me anusit dhe gjatësisë së shkurtër të uretrës, gjë që e lehtëson kalimin e baktereve, kryesisht Escherichia coli, shkruan Health News transmeton Gazeta Shneta.

Gjatë shtatzënisë, disa faktorë shtojnë rrezikun e ITU-së:

Ndryshimet hormonale dhe fizike: Progesteroni relakson muskujt e traktit urinar, duke bërë që urina të qëndrojë më gjatë dhe të krijojë terren për bakteret.

Shtypja e ureterëve: Mitra e rritur pengon rrjedhjen e urines.

Imuniteti i dobësuar: Trupi përqendrohet në mbrojtjen e fetusit, duke u bërë më i prekshëm ndaj infeksioneve.

Bakteriuria asimptomatike (ASB): Shfaqet pa simptoma, por mund të çojë në cistit ose pielonefrit nëse nuk trajtohet.

Simptomat e ITU-së përfshijnë dhimbje ose djegie gjatë urinimit, urinim të shpeshtë dhe ndjesi urgjence. Pielonefriti shoqërohet me dhimbje në shpinë, ethe, të dridhura, nauze, kontraksione dhe ulje të presionit të gjakut.

Për këtë arsye, gratë shtatzëna monitorohen rregullisht për praninë e baktereve në urinë. Nëse zbulohet infeksion, trajtimi me antibiotikë është i domosdoshëm për të parandaluar komplikimet serioze. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakStudim: 28% e të rriturve kanë vështirësi të rënda psikologjike në përshtatjen pas pandemisë COVID-19
Artikulli i rradhës Carralevë e Shtimes: 45-vjeçari humb jetën pas rrokullisjes me traktor

Ju sugjerojmë

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Çfarë tregon sekrecioni vaginal gjatë shtatzënisë?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Shtatzënia pas heqjes së mitrës: A është e mundur dhe cilat janë alternativat për t’u bërë prind?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Zemra gjatë shtatzënisë: Pse shtohen rrahjet dhe cilat shenja nuk duhen neglizhuar?

16/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.