Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), po këshillon gratë që janë shtatzënë të vaksinohen kundër COVID-19, duke cituar të dhëna të reja se vaksinat nuk rrisin rrezikun e abortit.
CDC ka publikuar të dhëna të reja mbi sigurinë e vaksinimit kundër COVID-19 gjatë shtatzënisë, shkruan Healthline përcjell Gazeta Shneta.
Udhëzimi i ri e vë CDC në përputhje me grupet e tjera kryesore mjekësore, si Kolegji Amerikan i Obstetërve dhe Gjinekologëve, që kanë këshilluar gratë të vaksinohen nëse janë shtatzënë.
Këto rekomandime vien pasiqë gratë shtatzënë janë më të rrezikuar nga simptomat e rënda të COVID-19.
“CDC inkurajon të gjitha gratë shtatzëna ose gratë që po mendojnë të mbeten shtatzënë dhe nënat gjidhënëse të vaksinohen për t’u mbrojtur nga COVID-19,” tha drejtoreshë e CDC-së, Dr. Rochelle Walensky në një deklaratë.
“Vaksinat janë të sigurta dhe efektive, dhe nuk ka qenë kurrë më urgjente të shtojmë vaksinimet pasi përballemi me variantin Delta shumë të transmetueshëm dhe shohim rezultate të rënda nga COVID-19 tek gratë shtatzëna të pavaksinuara,” shtoi Dr. Walensky.
Nuk u gjet asnjë ndryshim në normat e abortit pas vaksinimit në gratë shtatzëna
Sipas CDC-së, një analizë e të dhënave aktuale nga Regjistri i Vaksinave COVID, në gratë shtatzëna, nuk u gjet asnjë rrezik i shtuar i abortit në mesin e afro 2,500 grave shtatzënë që morën një vaksinë ARNm kundër COVID-19, para 20 javëve të shtatzënisë.
Të dhënat e CDC-së, tregojnë se aborti zakonisht ndodh në rreth 11 deri në 16 përqind të shtatzënive. Studimi i tyre zbuloi se normat e abortit, pas marrjes së një vaksine COVID-19, ishin afërsisht 13 përqind, e cila është e ngjashme me normën e pritshme të abortit në popullatën e përgjithshme.
Përfitimet e vaksinimit tejkalojnë rreziqet
CDC-së gjithashtu konfirmoi se të dhënat e mëparshme nga tre sisteme të monitorimit të sigurisë nuk gjetën ndonjë shqetësim sigurie për gratë shtatzëna që u vaksinuan më vonë në shtatzëninë e tyre.
Ndër të tjera u tha se – kur kombinohen këto të dhëna dhe “rreziqet e rënda” të njohura të COVID-19 gjatë shtatzënisë – demonstrohet se si përfitimet e vaksinimit gjatë shtatzënisë tejkalojnë çdo rrezik të njohur ose të mundshëm. /Gazeta Shneta/