Një nga praktikat më të shpeshta të viteve të fundit është qëndrimi deri në orët e vona duke shikuar seriale dhe duke “lundruar” nëpër internet.
Kjo pa dyshim se është shkaktuar nga zhvillimet e shpejta teknologjike por që tash popullata globale ka arritur në një shkakllë shqetësuese të keqpërdorimit të internetit në këtë rast, transmeton GazetaShneta.
Sipas shkencëtarëve, vlejnë vetëm 15 minuta më pak gjumë që të ndikojnë plotësisht në mënyrën se si ju performoni gjatë ditës në punë.
Një studim I kryer në University of South Florida në 130 njerëz me shëndet të mirë dhe të punësuar janë nxjerrë rezultate që mbështesin pohimin e mësipërm.
Personat që raportuan se kishin fjetur më pak se 15 minuta nga orari i caktuar janë vërjetur të kenë humor të luhatur, kanë qenë më të hspërqëndruar në punë dhe ka pasur momente kur disa edhe kanë kërkuar të pëjnë një sy gjumë gjatë orarit të punës, shkruan “HealthLine”.
Një stil i tillë i të punuarit pastaj ka ndikim negative edhe në jetë e përditshme pasi që kthimi nga puna do të pasohet me një nevojë të madhe për të pushuar duke lënë kështu anash aktivitete tjera të kohës së lirë.
Ndërsa të tjerët që kishin raportuar se kanë pasur gjum të rehatshëm dhe me orar të plotë kanë mundur që të punojnë më lirshëm, kanë qenë më të disponuar dhe fokusi në punë ka qenë primar.
Andaj sipas studimit është nxejrë rezultati se njerëzist që bëjnë gjumë të rehatshëm dhe jo të reduktuar janë ata që kanë sukses më shumë në biznes dhe kanë aftësi të larta përqëndrimi në detyra; rrjedhimisht bëjnë më pak gabime dhe të prirur për të shmangur konfliktet me kolegët në punë./GazetaShneta/


