Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

 Çfarë duhet të bëni kur bebja juaj rrëzohet dhe godet kokën

Këshilla për shtatzëna 28/07/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
qarja e bebit ne shtrat
Baby Boy Crying in Crib
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Nuk ekziston prind i cili nuk ndien panik kur fëmija rrëzohet dhe rastësisht bie në kokë. Mirëpo, në shumicën e rasteve, kur bebja godet kokën, do të kalojë pa u lënduar por me ndonjë hematomë.

Megjithatë, si mund të dinë prindërit se a ka pësuar fëmija ndonjë lëndim serioz apo çdo gjë është tërësisht në rregull?

Kushtoni kujdes simptomave

Çdo humbje e vetëdijes apo deformitet i kafkës së fëmijës pas rrëzimit kërkon urgjentisht ndihmën mjekësore, tërheqin vërejtjen neurokirurgët.

Mirëpo, nëse bebja është e vetëdijshme dhe sillet normalisht, atëherë nuk ka kurrfarë arsye për panik. Nëse prindi vëren që fëmija sillet ndryshe – vjell, ka marramendje, neveri, ha më pak apo ka probleme të përdorë pjesë të caktuara të trupit, menjëherë duhet ta çoni në qendrën urgjente.

Në rast që asnjë nga këto simptoma nuk janë të pranishme, nuk ka nevojë që bebja të alarmohet apo të detyrohet të qëndrojë zgjuar.

Kur nuk ka arsye për brengosje

Ekspertët tërheqin vërejtjen që është plotësisht e zakonshme që bebja të reagojë ndaj stresit apo lëndimit, duke qenë e përgjumur. Megjithatë, përgjumja konstante mund të tregojë që diçka është shumë më serioze, mirëpo rekomandohet që prindërit të lënë fëmijën që të flejë, sepse gjumi do t’i ndihmojë të ndihet më mirë.

Në rast që bebja është e irrituar dhe reagon ndaj zgjimit, atëherë prindërit duhet ta lënë të flejë gjumë, por në rast që nuk reagon, duhet patjetër të dërgohet te mjeku.

Nëse fëmija lëndon kokën nuk do të thotë që jeni prind i keq

Ekspertët tërheqin vërejtjen që lëndimet e lehta të trurit shërohen vetvetiu dhe pa kurrfarë pasojash të ardhshme dhe këshillojnë prindërit që në të ardhmen të jenë më të kujdesshëm kur është fjala për fëmijët e tyre./Nistori/

 

 

 

Artikulli paraprakMungesa e vitaminës D dhe psoriasis: Ekspertët deshifrojnë lidhjen
Artikulli i rradhës Si të parandaloni sëmundjet e zemrës në çdo moshë?

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.