Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Çfarë duhet të dini për tamponët

Femina 07/02/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Organizmi i shumicës së femrave i pranon shumë mirë. Që kur filloi prodhimi i tyre, problemet praktike te femrave gjate mujoreve eshte zgjidhur. Duke iu falenderuar tamponeve femrat lirisht mund te notojne, mund te mirren me sport, mund te veshin pantalona te ngushte, poashtu edhe bikini. Se si perdoren dhe ne cilat raste nuk preferohen do shohim ne vazhdim.

A preferohen tamponët për të gjitha gratë dhe vajzat?

Tamponët e ditëve të sotme mund ti përdorin të gjitha gratë dhe vajzat, natyrisht nëse përdoren në mënyrë të drejtë.

A shkaktojnë tamponët ndezje?

Nëse tamponët nuk ndërrohen çdo 4 orë dhe nëse përdoren tek gjakderdhjet e lehta atëhere mund të shkaktojnë ndezje sepse transformohen në mjet për shumimin e bakterieve të ndryshme. Në rastet tek gjakderdhjet e lehta, në mungesë të gjakut, ato thajnë mitrën e cila bëhet e përshtatshme për zhvillim të mikroorganizmave të ndryshëm.

Pse vjen deri te zhvillimi i sindromit të shokut toksik dhe cilat janë simptomet?

Deri te sindromi vjen nëse tamponi qëndron në mitër me gjatë se sa është e preferuar (4 orë). Në princip, deri te kjo mund të vjen vetëm nëse tamponi i njejtë nuk ndërrohet në periudhën prej 24 orësh. Si shkak i kësaj është bakteria toksike e cila quhet stafilokoku i artë, i cili përndryshe është banor i organizmit tonë. Simptomet në fillim janë temperatura dhe ethet, për shkak i toksinave të përmendura. Gjendja mund të përkeqsohet nëse nuk reagohet menjëherë dhe nëse nuk mjekohet mund të jetë edhe fatale.

Përdorimi natën

Edhe pse ata të cilët mirren me prodhimin e tyre preferojnë të njejtit për përdorim, por si gjinekolog nuk iu rekomandoj përdorimin e tyre nëse nuk keni mundësi ti ndërroni pas 4 orëve.

A mund të përdoren gjatë dushit?

Gjatë dushit, notit në bazen apo në det tamponët mund të përdoren por rekomandohet të ndërrohen menjëherë pas aktiviteteve të përmendura, për shkak se dobësohet thithja.

A ndikojnë në sasinë dhe zgjatjen e ciklit?

Tamponët nuk ndikojnë në sasinë apo zgjatjen e ciklit menstrual, ngaqë kjo është e rregulluar në bazë hormonale dhe individuale tek çdo femër. Por nëse gjatë një cikli, tamponi nuk është përdorur në mënyrë të drejtë mund të shkaktojë ndezje dhe mund të vjen deri te ndryshimi në sasi dhe intenzitet të gjakderdhjes por gjatë ciklit të ardhshëm

Çka nëse këputet peri?

Në ditët e sotme, me zhvillimin e teknologjisë na është siguruar fortësia e perit teë tamponit dhe gjasat janë të vogla që peri të këputet. Por nëse kjo ndodh, duhet që të kërkoni ndihmë tek gjinekologu.

Ndërrimi gjatë ditës

Tamponët duhet të ndërrohen çdo 4 orë, nëse gjakderdhja është më intensive atëherë edhe më shpesh, gjë që mund ta dalloni nëse peri është përgjakur.

Si përdoren tamponët

Për gjithçka që provohet për herë të parë duhet ushtrimi. Ashtu është edhe me tamponët. Por nuk ka vend për panikë, vetëm duhet ti ndiqni udhëzimet.

Më së miri është që ti shmangeni tamponëve dy ditët e para të mujoreve sepse gjakderdhja është më intensive dhe tamponi më lehtë rrëshqet. Kur ti përdorni për herë të parë, me siguri do të bëheni nevrike, gjë që është plotësisht normale. Por mundohuni që të relaksoheni. Të relaksuar më lehtë do të mund ta vendosni tamponin.

Artikulli paraprakGjithçka që duhet të dini për abortin spontan, shkaqet në shtatzëninë e parë
Artikulli i rradhës Pse i keni gjinjtë më të ndjeshëm gjatë shtatzënisë

Ju sugjerojmë

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Endometrioza nuk shkakton vetëm dhimbje, mund të shfaqet edhe me migrenë, probleme me tretjen, ankth e depresion

17/07/2026 Femina

Pse valët e të nxehtit i godasin më rëndë gratë? Ekspertët shpjegojnë rreziqet që shpesh neglizhohen

10/07/2026 Femina

Testi i ri me inteligjencë artificiale mund t’i kursejë mijëra gra nga ekzaminimet e dhimbshme për kancerin

08/07/2026 Femina

Studim: Ruajtja e fertilitetit shpesh neglizhohet te gratë e reja me kancer

29/06/2026 Femina

Studimi i madh zbulon se shumica e trajtimeve shtesë në IVF nuk rrisin shanset për shtatzëni

26/06/2026 Femina
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.