Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Çfarë duhet të dini rreth hipoglikemisë në shtatzëni

Këshilla për shtatzëna 21/05/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kur një grua është shtatzënë, ajo mund të bëhen hipoglikemike për shkak të ndryshimeve në mënyrën se si trupi i tyre rregullon dhe metabolizon glukozën. Hipoglikemia është e zakonshme në gratë me diabet ose tek gjendja e diabetit gestational.

Gratë që vërejnë simptoma të hipoglikemisë gjatë kohës që janë shtatzënë duhet të testohen për diabetin, i cili është shkaku më i zakonshëm i hipoglikemisë së lidhur me shtatzënin shkruan medicalnewstoday, transmeton gazeta Shneta.

Simptomat e hipoglikemisë mund të përfshijnë djersitje, dhimbje koke, lodhje, ankth dhe prishje humori.

Gratë me diabet janë veçanërisht të prekshme ndaj hipoglikemisë gjatë shtatzënisë. Një studim i vitit 2008 për gratë shtatzëna me diabet të tipit 1 zbuloi se 45 përqind e grave përjetuan episode të hipoglikemisë, veçanërisht gjatë tremujorit të parë dhe të dytë.

Insulina është një hormon që ndihmon në kontrollin e niveleve të glukozës së trupit. Gjatë shtatzënisë, trupi i një gruaje kërkon më shumë insulinë sepse placenta prodhon glukozë shtesë. Së bashku me ndryshimet hormonale, kjo mund ta bëjë të vështirë për trupin e një gruaje për të rregulluar glukozën.

Kur trupi nuk mund të prodhojë insulinë të mjaftueshme, një grua shtatzënë mund të zhvillojë diabetin gestacional. Gratë gjithashtu priren të bëhen më rezistente ndaj insulinës ndërsa vazhdon shtatzënia, gjë që do të thotë se trupi reagon më pak ndaj insulinës.

Shkaqet e glukozës së ulët në gjak gjatë shtatzënisë përfshijnë:

Diabetin, i cili është shkaku kryesor i hipoglikemisë gjatë shtatzënisë. Megjithatë, hiperglicemia është më e zakonshme se hipoglikemia gjatë shtatëzanisë, por të dyja mund të ndodhin në faza të ndryshme të shtatëzanisë.

Disa gra zhvillojnë edhe diabet gestational gjatë shtatzënisë. Ky c’rregullim është për shkak të rezistencës ndaj insulinës, ndryshimeve hormonale dhe kërkesave në rritje të shtatzënisë në trup.

Diabeti gestacional gjithashtu mund të shkaktojë sheqer të ulët të gjakut, veçanërisht në gratë që marrin ilaçe për diabetin ose që nuk hanë sa duhet.

Sëmundja e mëngjesit: Sheqeri i gjakut mund të bëhet shumë i ulët tek gratë që nuk hanë karbohidratet e mjaftueshme.

Gratë me sëmundje të rënda të mëngjesit mund të zhvillojnë nivel të ulët të sheqerit në gjak nëse shpesh vjellin.

Faktorët e stilit të jetesës poashtu ndikojnë në gjendjen e hipoglikemisë dhe ato janë;

-mosngrënia e mjaftueshme;

-ushtrimet e tepërta se ato të zakonshmet;

-pirja e alkoolit;

-anoreksia;

Çrregullimet e tjera që mund të shkaktojnë hipoglikeminë tek gratë përfshijnë:

-tumori pankreatik;

-dështimi i organeve;

-pabarazitë e hormoneve, veçanërisht në kortizol dhe glukagon;

-mangësitë e enzimeve të caktuara;

Vlen të theksohet se bebet e lindura nga nënat me diabet mund të kenë gjithashtu verdhëz, dhe sheqeri i gjakut mund të bjerë rrezikshëm i ulët menjëherë pas lindjes. Ato mund të kenë nevojë për monitorim gjatë dhe pas lindjes.

Cilido qoftë shkaku i hipoglikemisë gjatë shtatëzanisë, monitorimi i kujdesshëm i nënës dhe foshnjës mund të zvogëlojë rrezikun e komplikimeve serioze./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakA mund ta bëni një tatuazh, ndërsa jemi shtatzënë apo duke ushqyer me gji fëmijën
Artikulli i rradhës Kujdesi për lëkurën fillon me gjumin, mësoni arsyen

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.