Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Çfarë e shkakton dhimbjen e barkut gjatë shtatzënisë?

Këshilla për shtatzëna 16/04/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Gjatë shtatzënisë mund të shfaqen lloje të ndryshme dhimbjesh barku. Disa prej tyre shkaktohen nga gazrat, kapsllëku ose urthi, dhe konsiderohen normale, pasi trupi pëson ndryshime për t’u përshtatur me rritjen e fetusit. Edhe kontraktimet Braxton Hicks mund të shkaktojnë shqetësime të padëmshme.

Megjithatë, disa dhimbje lidhen me gjendje serioze, si shtatzënia jashtë mitre ose humbja e shtatzënisë.

Të dish të dallosh llojet e ndryshme të dhimbjes ndihmon për të kuptuar hapat e ardhshëm për lehtësimin e saj, si dhe kur është e nevojshme të kërkosh menjëherë ndihmë mjekësore, shkruan burimi Very Well Health përcjell Gazeta Shneta.

Shkaqet e dhimbjes në pjesën e sipërme të barkut gjatë shtatzënisë

Shumë nga shkaqet e dhimbjes në pjesën e sipërme të barkut gjatë shtatzënisë janë të zakonshme dhe nuk paraqesin rrezik. Për shembull, gjatë tremujorit të parë, kjo dhimbje mund të ndodhë si rezultat i ndryshimeve fizike për të akomoduar fetusin që po rritet.

Megjithatë, në disa raste dhimbja në pjesën e sipërme të barkut mund të jetë shenjë paralajmëruese. Nëse dhimbja është nën brinjët, veçanërisht në anën e djathtë të trupit, duhet të kontaktoni menjëherë një mjek për të përjashtuar mundësinë e preeklampsisë.

Preeklampsia është një gjendje serioze që shfaqet pas javës së 20-të të shtatzënisë, dhe karakterizohet nga tension i lartë dhe prania e proteinave në urinë. Ajo prek rreth 5-8% të shtatzënive.

Shkaqet e dhimbjes në pjesën e poshtme të barkut gjatë shtatzënisë

Dhimbja në pjesën e poshtme të barkut mund të ndodhë ndërsa mitra zmadhohet. Ajo mund të shoqërohet me ngërçet dhe ndjeshmëri në zonën e fshikëzës, që mund të tregojë për një infeksion urinar (UTI). Këto infeksione janë të trajtueshëm gjatë shtatzënisë dhe zakonisht nuk shkaktojnë pasoja, por nëse nuk trajtohen, mund të çojnë në komplikime. /Gazeta Shneta/

 

Artikulli paraprakVendet anëtare të OBSH-së arrijnë marrëveshje historike për përballimin e pandemive të ardhshme
Artikulli i rradhës 1 në 31 fëmijë në SHBA diagnostikohet me autizëm dhe shifrat janë në rritje

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.