Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Çfarë e shkakton lemzën tek bebet?

Këshilla për shtatzëna 17/05/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Shpesh prindërit shqetësohen kur fëmijën e zë lemza, por kjo është diçka që nuk ka pse t’ju vendosë në merak. Lemza tek bebet është një fenomen shumë normal dhe arsyet që e shkaktojnë janë si më poshtë.

Përse një bebe e zë lemza?
Si shkaku kryesor i lemzës do të konsiderohet një lëvizje e pavullnetshme e diafragmës, pra i muskulit që ndaj barkun nga zona e gjoksit, e cila pasohet nga një mbyllje e shpejtë e fytit (glotidi). Shfaqet më shpesh tek fëmijët deri në moshën 18 muajshe. Ajo shkaktohet nga:
• Refluksi gastro-ezofageal. Kjo shfaqet shpesh tek bebet të cilët gjatë pirjes thithin ajër, duke bërë që edhe diafragma të lëvizë. Kjo mund të ndodhë edhe në momentin që fëmija do të gromësijë.
• Të qarat e vazhdueshme. Edhe një krizë e fortë të qarash mund të shkaktojë lemzën si pasojë e ajrit që ka thithur gjatë të bërtiturave.
• Uljet e temperaturës. Ky është një fenomen disi i paqartë nga këndvështrimi shkencor. Kjo mund të shfaqet zakonisht gjatë ndërrimit të bebelinës apo edhe pas banjës.

Si të veprojmë?

Edhe pse sapo e keni hequr nga gjiri duhet ta vendosi sërish dhe me disa gëlltitje lemza do të largohet. Gjithashtu edhe teshtima mund ta largojë lemzën prandaj mund të përkëdhelni lehtë hundën e fëmijës. Nëse lemza është e shpeshtë duhet të flisni me mjekun./Pernenat.al/

Artikulli paraprakPiu alkool para se të futej në lindje dhe..
Artikulli i rradhës Pasi ta lexoni këtë, do t’i lexoni libra çdo natë bebes suaj

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.