Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Çfarë është e rëndësishme të dinë shtatzënat për Lindjet Normale

Këshilla për shtatzëna 19/06/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Përgatitja për një shtatzëni të shëndetshme kërkon përkujdesje të lartë, e jo më pak edhe vet procesi i shtatzënisë. Ndërkaq, akti i lindjes është më i rëndësishmi dhe që kërkon një vëmendje të shtuar.

“Lindja normale preferohet gjithmonë nga gjinekologu normalisht edhe për shëndetin e nënës dhe të bebes. Gjatë kësaj periudhe bëhen skriningjet e duhura të fundit që është strisha vaginale për streptokok, analizë shumë e rëndësishme të aplikohet në javën e 35-të, mandej shihet pozicioni i frytit që duhet gjithsesi të jetë pozicion me kokë, qafa e mitrës duhet të jetë e pergatitur”, shpjegon dr. Edibe Hoda – Borovci, gjinekologe – obstetër, në Klinikën Amerikane “Dr. Behar Kusari”.

Gjatë intervistes në emisionin Ninullë, sipas Prof. Dr. Sejdullah Hoxha, kohët e fundit fatmirësisht pacientet janë më të informuara dhe parapëlqejnë lindjet normale. Ai po ashtu apelon që nuk duhet munguar as inkurajimi i mjekëve për t’i informuar pacientet për procesin e lindjes.

“Në rast se pacienten e kemi përgatitë paraprakisht që nga fillimi i shtatzënisë duke marrë masa, duke biseduar me të që lindja normale është krejt e mundur, për të cilën mjeku duhet inkujaruar ato se lindja normale është një proces fiziologjik, duke ju treguar se sa zgjatë, sa faza i ka lindja, kur fillon lindja. Këto informata duhet përcjellur të pacientja para se ajo të vijë në procesin e lindjes”, ka thënë ndër tjerash për procesin e lindjes normale, Prof. Dr. Sejdullah Hoxha.

Problematikat gjatë procedurës së lindjes normale, zakonisht janë në ngecjen e lindjes, ku në këtë moment nga ana e gjinekolog-obsteter kërkohet të kalohet në lindje me prerje cezarine, shtoj dr. Hoda-Borovci.

Ushqyerja para procesit të lindjes është faktor shumë I rëndësishëm, për të cilën prefeferohet që gruaja të konsumojë ushqime sa më të lehta, rekomandon dr. Hoda-Borovci.

Periudha e shtatzënisë zgjat 280 ditë, 40 javë, për të cilën në muajt e fundit të shtatzënisë është mirë të shpeshtohen kontrollat në 3 javë, kurse para lindjes duhet të jenë më të shpeshta, përvec rasteve kur ka komplikime të patologjive të ndryshme, me të cilën rekomandohen kontrollat varësisht nga patologjia, shtoj Prof. Dr. Sejdullah Hoxha.

Lindja e parakohshme konsiderohet që ndodh pas javës 22-36 plus 6 ditë, kurse si të arrijë shtatzënia 37 javë konsiderohet lindje normale.

Sipas Prof. Dr. Sejdullah Hoxha, gratë që lindin për herë të pare zakonisht periudha e lindjes ju zgjatë 12-18 orë, ndonjëher edhe deri në 24 orë dhe quhet lindje e zgjatur, gratë që kanë lindur paraprakisht zgjasin 8-12 orë varësisht nga gjendja e shtatzënës. Kryesisht lindjet normale ndahen në tri faza, në të cilën faza e pare kemi të bëjmë me dilatacionin e qafës së mitres, në fazën aktivive ku është kryer dilatacioni dhe vjen te ekspozimi I frytit si dhe faza e fundit është faza placentale, ku përvec lindjes së foshnjes më pas duhet përcjellur edhe gjendja e pacientes.

Një rol të rëndësishëm gjatë lindjes normale luajnë edhe motrat akusherike – mamiat, të cilat e këshillojnë pacientën se si do shkojë procesi I lindjes, kur janë dhimbjet normale dhe ka fundi shpeshtimi I tyre, përgatitjen për lindje, rolin psikologjik në të cilën duhet shtatzëna të përgatitet. Gjithashtu, pasi të kalon në gjërësi 8-9 cm, dërgohet në sallën e lindjes, ku I ofrohen masat lehtësuese, masazha normale, informatat e nevojshme dhe asistimi deri në përfundimin e procesit.

Artikulli paraprakHap i madh për mjekësinë: Roboti kryen kirurgji në sy për herë të parë
Artikulli i rradhës Kujt po i përngjan më shumë djali i Korab Shaqirit, nënës apo babait?

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.