Si çdo nënë tjetër, unë kisha shumë mendime që më kalonin në mendje, që nga dita kur e dija që unë të kisha ty – foshnja ime, brenda vetes. Mendimet për ty më bënin të lumtur, dhe sigurisht mundohesha të isha gjithmonë e qetë, që ti të vie në jetë si vajzë e shëndetshme.
Më në fund, erdhi dita! Pas dhimbjeve të lindjes dhe luftës, më në fund të nxora në këtë botë, me bekimet e Zotit dhe të kisha pranë meje u shpreh ajo për FirstCryParenting, transmeton Gazeta Shneta.
Në momentin që të pash, u bëra kokë e këmbë e dashuruar me ty! Nuk kisha fjalë për të përshkruar sa e ëmbël dhe çmuar ishe.
Me lot gëzimi, kujtova përgjegjësinë time për të mësuar – mësimin tim të pare duke filluar nga – të ushqyerit.
Por për habinë time, edhe para se të tregoja dhe ti zgjasja duart – ti morre ushqimin tënd si një shefe, e cila më vonë u bë mësuesja ime e parë.
Me kalimin e ditëve, më bëje të mësoj shumë gjëra të reja.
-Me kohën tënde të gjumit dhe lojës, ti më mësove të menaxhoj kohën time me planifikim të zgjuar.
-Ti më mësove të jem mjaft e shpejtë në detyra si të ngrënit, banjën, të kujtoj orarin e ushqimit tënd.
-Në ditët e vaksinimit, më mësove të kontrolloja emocionet e mia dhe të jem e fortë.
-Ti më mësove durimin dhe të jem e kujdesshme për rrethinën time.
-Më ty e kuptova se cila është dashuria e vërtetë, dhe si të harroj gjithçka që më lë poshtë, me një buzëqeshje dhe të ec tutje.
-Ti më mësove të qëndroja pozitivisht me besim te Zoti në situata që nuk janë në kontrollin tim.
-Mbi gjithçka, ti më bëre të kuptoja forcën time me dhimbjet e lindjes që morra, për të sjellë, ty engjëlli im, në këtë botë.
Falënderoj Zotin që më zgjodhi të jem nëna jote dhe vetëm ti mund të ishe mësuesja im e vogël dhe shumë e ëmbël. /Gazeta Shneta /