Nëse nuk keni lindur ende dhe jeni shtatzënë, më poshtë janë të renditura karakteristikat e zhvillimit të bebes në muajin e parë.
Çfarë mund të bëjë bebja e porsalindur:
Koka e tij nuk kontrollohet, por kur është shtrirë e kthen kokën në pozicionin e tij të favorshëm
Mund të tundë duart dhe këmbët në të dyja anët e trupit. Këmbët i ka paksa të përthyera
Mund të fokusojë sytë në objekte me largësi 20-30 cm, pa qenë në gjendje t’i shikojë ato
Nuk mund të dallojë kush e ushqen, kush e mban në duar dhe kush është mami apo babi
Ndihet i gëzuar kur ushqehet, por nuk e di ç’është gëzimi
Mund të dëgjojë zhurma dhe zëra edhe para lindjes
Për të porsalindurit e vetmja mënyrë komunikimi është e qara. Të qarët mund të jetë i ndryshëm në varësi të nevojës së tij- uri, dhimbje, të qenurit i lagur, frikë ose vetmi
Muaji i parë
Çfarë mund të bëjë në fund të muajit të parë:
Ka koordinim më të mirë
Kur është përmbys, mund të çojë kokën për disa sekonda. Nëse e çon lart, mund të mbajë kokën për 1-2 sekonda në të njëjtin pozicion. Mund të fokusojë sytë në një person
Ndihet i gëzuar kur ushqehet por nuk e di ç’është gëzimi
Mund të tundë këmbët e duart në të dyja anët e trupit
Këmbët i ka pak të përthyera. Mund të ndjekë me sy një pikë drite që lëviz për pak sekonda
Habitet nga tingujt e lartë
Vini Re! Të gjithë fëmijët janë të ndryshëm nga njëri tjetri dhe secili ka ritmin e tij të rritjes. Stadet e përshkruara të zhvillimit janë bazuar mbi nivelet mesatare. Mos u shqetëso nëse bebi yt nuk është sipas kësaj mesatareje. Nëse vini re diçka shqetësuese në zhvillimin e tij, kontakto me pediatrin. /babylino