Shoqëria Endokrine, e përbërë nga studiues dhe mjekë nga mbi 122 vende, ka hulumtuar shkaqet e ndërprerjeve hormonale për më shumë se 100 vjet.
Ata kanë njoftuar kohët e fundit se një “klasë e pesticideve” të ashtuquajtura piretroide, të cilat përfshijnë më shumë se 30% të përdorimit global, mund të shkaktojnë që djemtë të arrijnë pjekurinë seksuale më herët”,shkruan gazeta Enviro, transmeton Gazeta Shneta.
Shoqëria Endokrine studiuan 463 djem duke filluar në moshën prej nëntë deri në gjashtëmbëdhjetë vjet. Hulumtuesit po testonin urinën e tyre për një molekulë kimike të quajtur acid 3-fenoksibenzoik (3-PBA).
Ata zbuluan se nëse një djalë kishte një rritje prej 10% në 3 PBA, kjo rritje e cila ndikonte në hormonin luteninizues dhe stimulues së folikulave, të cilat njihen si hormone të prodhimit të testosteronit.
“Janë gjithmonë fëmijët të cilët janë më të rrezikuar ndaj ekspozimit mjedisor të kimikateve.”, theksuan ata./Gazeta Shneta/