Kur jeni në fazën e dytë të lindjes, ju jeni thjeshtë disa minuta larg takimit tuaj me fëmijën.
Nëse keni lindje natyrale, do të duhet të shtyni më shumë gjatë kontraktimit dhe duhet të pushosh ndërmjet tyre.
Ekipi kujdestar do të lejojë që të funeni në disa pozicione të lindjes ashtu siç ju ndjeheni më mirë, transmeton Gazeta Shneta.
Sapo të shfaqet koka e foshnjës, mjeku do të tregojë se kur duhet të shtyni, po ashtu mund të kërkoni që gjithë procesin ta shihni me një pasqyrë që ta shihni sa më shpejt të voglin tuaj.
Nëse ju lindni fëmijën nëpërmjet operacionit cezarian, mjeku do të pastrojë barkun tuaj dhe do t’ju japë lëngje sa më shumë.
Ju do të merrni një ilaç që quhet anestezi për të mpirë dhimbjen, mundet që vetëm një pjesë e trupit të mpihet, por për këtë do të japë këshillat e duhura mjeku.
Mjeku juaj zakonisht bënë një prerje afër zonës pubike, dhe vazhdon nga shtresa e barkut./Gazeta Shneta/