Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Çfarë nënkuptojnë pozicionet e ndryshme të fetusit gjatë shtatzënisë

Këshilla për shtatzëna 12/05/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kur një fëmijë rritet gjatë shtatzënisë, ai mund të lëvizë shumë dhe të vendoset në pozicione të ndryshme. Mbajtja nën vëzhgim e pozicionit të fëmijës mund të jetë po aq e rëndësishme sa kontrolli i rregullt i rritjes së tij apo rrahjeve të zemrës, pasi ndikon në një masë të madhe shëndetin e foshnjës – veçanërisht kur bëhet fjalë për pozicionin që ai ka para lindjes.

Më poshtë do ju tregojmë pozicionet e ndryshme të foshnjave në bark dhe të shpjegojmë se çfarë nënkuptojnë ato dhe çfarë mund të bëni për t’u siguruar që fëmija juaj të jetë në një pozitë të sigurt dhe të shëndetshme.

1.Pozicioni anterior. Ky është pozicioni që shumica e foshnjave qëndrojnë përpara se të fillojë lindja dhe konsiderohet pozicioni më i mirë për ta. Ndërsa në këtë pozitë, koka e foshnjës do të jetë poshtë në legenin e nënës, ndërsa shpina e tij do të ngjtiet me barkun e nënës , duke e lejuar atë të shtypë dhe të hapë qafën e mitrës gjatë lindjes. Nëse një fëmijë shtrihet pak në të majtë ose pak të djathtë, pozicioni mund të quhet përkatësisht anterior i majtë (LOA) ose anterior i djathtë (ROA).

2.Pozicioni posterior. Ky pozicion njihet edhe si pozicioni “mbrapa”. Koka e foshnjës ulet poshtë dhe pjesa e prapme e tij mbështetet në shpinën e nënës.  Ndryshe nga pozicioni i mëparshëm, është e vështirë për foshnjat në këtë pozicion të futin kokën dhe të kalojnë nëpër pjesën më të ngushtë të legenit. Kjo mund të bëjë që lindja  të bëhet më e gjatë dhe më e ngadalshme sesa kur foshnja është në pozicionin anterior, e madje mund të shkaktojë edhe dëmtime të nënës.

Ky pozicion mund të shkaktohet pasi nëna kalon shumë kohë ulur ose shtrirë. Në mënyrë të njëjtë, një nënë mund ta nxisë fëmijën e saj të rrokulliset në pozicionin e dëshiruar duke u përkulur në drejtimin që do që foshnja të jetë.

3.Pozicioni Transvers ose tërthor. Ky pozicion ndodh kur foshnjat shtrihen horizontalisht në mitër. Duket thuajse sikur po flenë në shpinë. Shumë fëmijë në këtë pozicion zakonisht kthehen me kokën poshtë përpara se nëna e tyre të shkojë të lindë, por disa nuk e bëjnë këtë. Kur foshnjat janë akoma në këtë pozicion pasi afrohen me datën e lindjes, një mjek mund të duhet të kryejë një operacion cezarian, përndryshe mund të ketë rrezik për një shkarje të kordonit të kërthizës, ku kordoni del para fëmijës.

4.Pozicioni i ulur. Në këtë pozicion, koka e një foshnjeje është lart, në vend që të jetë poshtë, brenda legenit të nënës së tyre. Është teknikisht një pozicion mjaft sigurt për foshnjën ndërsa ai është në mitër, por ky pozicion mund të jetë i rrezikshëm gjatë lindjes. Mund të shkaktohet nga një sërë faktorësh të ndryshëm, si sasia e lëngut amniotik brenda mitrës ose në formën e mitrës.

Ka forma të ndryshme të këtij pozicioni, duke përfshirë atë kur këmbët e foshnjës janë poshtë dhe kjo bën që fëmija të lindë duke nxjerrë fillimisht këmbët.

A mund të ndryshohet pozicioni i bebes?

Është e mundur që pozicioni i një fëmije të ndryshojë brenda trupit të nënës së tij.  Shumica e foshnjave natyrisht do të kthehen në një pozicion me kokën poshtë pas 36 javësh. Disa foshnja madje ndryshojnë pozicionin e tyre para lindjes. Për të ndryshuar pozicionin e një foshnje një doktor mund të kryejë një version të jashtëm cefalik, ku me dorë e kthen foshnjën.

Gjithashtu ka disa studime që thonë se disa ushtrime të veçanta të nënave mund të ndihmojnë në pozicionimin e duhur të bebit.

Artikulli paraprakMarrëdhënia midis prindërve dhe mënyra se si kjo ndikon te fëmija
Artikulli i rradhës ‘Receta’ për të humbur 12 kg për një muaj

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.