Shteti i Brazilit është alarmuar pasi numri i fëmijëve të lindur me një çrregullim që shkakton përmasa të vogla të kokës, ka arritur në 4 mijë.
Autoritetet besojnë se çrregullimi po shkaktohet nga virusi Zika. Vetëm në vitin 2014, 150 foshnje kishin lindur me këtë problem, shkruan BBC, transmeton Gazeta Shenta.
Ky çrregullim i kokës së vogël shkakton defekte edhe në zhvillimin e trurit. /Gazeta Shneta/