Ekspertët nuk mund të pajtohen se athua dalja e dhëmbëve shkakton simptome siç janë: shqetësimi, shkuarja e barkut, apo ethet apo ndoshta këto simptome nuk kanë fare të bëjnë me daljen e dhëmbëve dhe se ato ndoshta krejt rastësisht shfaqen në kohën e daljes së dhëmbëve të parë. Pa marrë parasysh, plot prindër theksojnë se fëmijët e tyre kanë shqetësime gjatë daljes së dhëmbëve (edhe pse ka foshnjë që e kalojnë këtë proces pa probleme fare). Simptomet që e mundojnë fëmijën tuaj gjatë daljes së dhëmbëve janë këto:
– Rrjedhja e jargëve (e cila mund të çojë deri tek të skuqurit e fytyrës)
– Fryerja e mishit të dhëmbëve dhe ndjeshmëria e tyre
– Irritimet dhe shqetësimi
– Zakoni i të kafshuarit
– Refuzimi i ushqimit
– Problemet në të fjetur
Edhe pse shumica e prindërve tregojnë së fëmijët e tyre kanë shkuarje të barkut, rrjedhje të hundës, apo ethe, mu para se të filloj dalja e dhëmbëve, shumica e ekspertve mendojnë se dalja e dhëmbëve nuk është fajtor për këto dukuri.
Në anën tjetër ekspertët për zhvillimin e fëmijëve siç është Penelope Leach thekson se dalja e dhëmbëve nuk mund të shkaktojë ethe, shkuarje të barkut, vjelljen, apo humbjen e apetitit dhe se këto janë shenja të sëmundjeve që duhen kontrolluar tek mjeku.
Një gjë për të cilën pajtohen të gjithë ekspertët është se ju duhet të thirni mjekun në rast së fëmiu juaj ka simptome që ju brengosin apo ka temperaturë të përditshme prej 38 gradë celzius e më lartë (37 gradë e më lartë për foshnja gjer në 3 muaj). Mjeku mund te konstaton se athua ka probleme shëndetsore foshnja juaj që duhën shëruar, siç është p.sh. infektimi i veshit. Dhe në rast se fëmija juaj ka shkuarje të barkut mos u brengosni, kjo gjendje do ti zhduket vetvetiu. /Gazeta Shneta/