Egla Harxhi flet për seksualitetin, raportin tresh dhe ekuilibrin që synon nëpërmjet tij. Dashuria nuk është tek fjalët, por tek veprat
Mentor Nazarko: Ti guxove, se e le të kuptoje…e bëre publike se në jetën e shumëkujt mund të ketë momente të tilla apo se kishte kërkim të kënaqësisë edhe në forma jotradicionale si lezbizmi, apo ku di unë si mund t’i quajmë marrëdhëniet…
Egla Harxhi: Menage a trois.
Mentor Nazarko: Menage a trois apo 4.
Egla: (frengjisht) Treshja për mua është më e mirë.
Mentor Nazarko: Treshja është më e mirë, ta themi shqip?
Egla Harxhi: Jo, për mua është ekuilibër. Është thjesht mënyra se si e mendoj dhe e jetoj jetën time. Ok, nuk është se unë e bëj kështu dhe ti duhet ta bësh kështu patjetër, nuk bëhet fjalë për këtë. Ajo çfarë unë kam dashur të them shumë qartë është fakti që: e para, nuk duhet të hyj në kategorizime…
Mentor Nazarko: Jo, mos hyj në kategorizime, as ne nuk na interesojnë detajet. Na intereson kjo se përmende ekuilibrin për një raport treshe, dikush mund thotë kjo ka diçka të përbashkët me eksperiencën poligamike. Lejohet në islam, apo jo?!
Egla Harxhi: Unë do shkoja më herët sesa islami. Do të shkoja në paganizëm. Nuk kam asnjë lloj lidhje me fenë. Nuk kam pasur asnjëherë.
Mentor Nazarko: Jo, e kam fjalën për legalizimin si koncept të bashkëjetesës.
Egla Harxhi: Pikërisht për këtë flasim, që nuk ka çfarë të legalizohet në këtë rast. Nuk ka çfarë të legalizohet! Sidomos një gjë që kam ve re, duke u përqëndruar te kultura franceze, që në vitet ’60 deri në ’68 ka qënë kulmi i lirisë e revolucionit seksual; nuk e vriste më njeri mendjen se unë jam gay, jam biseksual. Nuk e mendonin.
Mentor Nazarko: Ka patur dhe filma për incest. Edhe ato filluan te konsideroheshin, apo ishin vetëm shpërfaqja e disa gjërave që ekzistonin?
Egla Harxhi: Liria seksuale varet gjithmonë nga palët që janë të përfshira. Dhe në qoftë se kjo liri e imja nuk cenon lirinë e tjetrit, pra gjërat fliten, janë transparente.
Ilnisa Agolli: Ti mendon se kemi ne liri seksuale ne Shqipëri?
Egla Harxhi : Jo, Jo, nuk mendoj se ka liri seksuale, për vetë faktin se si trajtohet figura femërore, pra në mënyrë mishtore, jo për atë që ajo është. Për mua nuk është liri, sepse kjo femër, ose më mirë po themi, kjo grua, kjo vajzë që ka, kthehet në një objekt. Dhe çfarë është që për mua është më shumë lënduse kur e shoh, është fakti që në momentin që ato kanë dëshirën për ta shprehur këtë gjë, do i vihen mbiemra nga pas.
https://youtu.be/s3dLJpkqcko