Nëse dëshironi t’i rrisni shanset për të konceptuar dy foshnje atëherë është e rëndësishme të kuptoni se si krijohen binjakët.
Si ndahen binjakët? Ka dy lloje binjakësh: identik dhe jo-identik.
Binjakët identikë ose monozigotik formohen kur një vezë fekondohet nga sperma, e cila pastaj ndahet në dy embrione të ndara. Secili ndan saktësisht të njëjtat komponentë gjenetike dhe struktura identike. Binjakët identik gjithashtu ndajnë të njëjtën placentë, këshillon Dr Arbërore Zymberi.
Binjakët jo-identikë apo dizigotik formohen në dy vezë të ndara, që fertilizohen nga dy spermatozoide të veçanta. Këta binjakë kanë individualet e veçanta të tyre dhe nuk ndajnë mes vete asnjë përbërje apo strukturë gjenetike. Binjakët jo-identikë, për dallim nga ata identikë nuk ndajnë të njëjtën placentë.
Po në lidhje me gjenetikën?
Binjakët mund të rrjedhin gjithashtu nga gjenetika. Por, predispozicioni gjenetik për të pasur binjakë vlen vetëm për femrat.
Çfarë ndihmon në rritjen e shanseve të pasur binjakë?
- Të qenit më në moshë ndihmon që të mbeteni shtatzënë me binjakë. Duket të jetë një kthesë e natyrës, pasi pak para se një grua të hyjë në peri-menopauzë, vezoret e saj fillojnë të lëshojnë më shumë se një vezë çdo muaj. Kjo “pike fertiliteti” është gjithashtu e ndikuar nga një rritje e estrogjenit. Shtatzënitë me binjakë ndodhin tek gratë që janë mbi 35 vjet. Por kjo vlen vetëm për binjakët jo-identikë.
- Merrni asistencë fertiliteti siç është fekondimi in vitro apo marrja e barnave të fertilitetit. Këto stimulojnë vezoret për të mbështetur më shumë se një vezë çdo muaj në drejtim të pjekurisë.
- Gratë që kanë pasur më parë një fëmijë ose dy, kanë shans më të lartë gjithashtu për konceptimin me binjakë.
- Gjithashtu preferohet të mbeteni shtatzënë ndërsa jeni duke marrë kontraceptivë oral.
- Gratë me BMI më të madhe se 30 rrit gjasat e saj për të konceptuar binjakë.
- Gratë më të gjata kanë gjasa më të mëdha për të lindur binjakë.
- Marrja e acidit folik gjatë shtatzënisë është një rekomandim i përgjithshëm, i cili jo rastësisht shton gjasat për t’u konceptuar me binjakë.
- Konsumimi i patateve të ëmbla mbështet funksionimin ovarian, duke shtuar shanset për binjakë.
Çfarë konsiderohet fakt dhe çfarë mit përsa i përket konceptimit me binjakë?
- Ideja që konceptimi i binjakëve kalon një brez nuk është e vërtetë. Edhe pse mund të duket të jetë një model në disa familje të kësaj ndodhje, shanset për të pasur binjakë identikë janë të njëjta për çdo grua.
- Konsumimi i një ushqimi që është i lartë në sasinë e qumështit, thuhet se ndihmojnë, veçanërisht në kohën e ovulimit.
- Terapitë alternative nuk rrisin gjasat. Nuk ka prova shkencore për të mbështetur teorinë se akupunktura, naturopatia, aromaterapia, kiropraktika rrisin gjasat për të pasur binjakë.
Për të caktuar termin dhe konsultë me Dr Arbërore Zymberi mund të kontaktoni në: 045 246 688.