Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Çfarë tregon ngjyra e periodave për shëndetin e një femre

Femina 27/05/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Cikli i rregullT menstrual mund të na krijojë shqetësime ditët e para të tij, por është një ndër shenjat më të dukshme të një organizmi të shëndetshëm femëror. Në ditët e para nuk mund të mos mendojmë dhe përjetojmë dhimbjet e shpinës, ndjesinë e ankthit, shtimin e oreksit apo dhe luhatjet e humorit si pasojë e çrrgullimeve homonale, duke neglizhuar në këtë mënyrë detaje të tjera siç është për shembull ngjyra e gjakut menstrual. Edhe pse kjo gjë mund të duket e neveritshme për shumë femra, ngjyra e gjakut mund të tregojë informacione të vlefshme shëndetësore për një femër.

1.Ngjyrë e kuqe në rozë: Në qoftë se ditë para se t’ju vijë cikli vini re, njolla të kuqe në rozë në të brendshme, duhet të shqetësoheni pasi mund të keni ndonjë lëndim të brendshëm. Humbjet e gjakut në këtë ngjyrë janë po ashtu simptomë e shtatzënisë, ndaj konsultohuni me mjekun tuaj.

2.E kuqe e ndezur: Nëse fluksi menstrual është në ngjyrë të kuqe të ndezur, nuk ka asgjë për t’u shqetësuar pasi cikli juaj është mëse normal. Por nëse sasia e tyre vazhdon të jetë e madhe edhe pas 5 ose 6 ditësh duhet të keni kujdes pasi mund të keni nivele të larta të estrogjenit.

3.E kuqe e mbyllur: Ndonjëherë ndodh që gjatë një cikli të bollshëm në sasi dhe kohëzgjatje, gjaku juaj menstrual të jetë shumë i errët. Ky sinjal ju paralajmëron të bëni kujdes pasi mund të keni fibroma në mitër.

4.E kuqe në portokalli: Shumë femra nuk i kushtojnë rëndësi kësaj ngjyre të ciklit pasi mendojnë se është e tillë si pasojë e përzierjesn me urinën. Në të vërtetë mund të keni ndonjë infeksion vaginal që duhet trajtuar në kohë.

5.Kafe e errët: Ngjyra kafe e errët shfaqet kryesisht në ditët e fundit të ciklit menstrual. Bëhet fjalë për gjakun e vjetër të paoksigjenuar që trupi po përpiqet të nxjerrë jashtë tij.

6.Gri: Mund t’ju duket e habitshme, por cikli menstrual mund të marrë ngjyrë gri. Në këtë rast duhet të shqetësoheni sepse bëhet fjalë për një infeksion të rëndë vaginal ose keni kaluar një abort./Living.al/

Artikulli paraprakShtatë ushqimet që nuk duhet të rinxehen
Artikulli i rradhës Gjatë gjithë kohës i keni pastruar fytyrën gabim fëmijës! Ja mënyra e duhur

Ju sugjerojmë

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Endometrioza nuk shkakton vetëm dhimbje, mund të shfaqet edhe me migrenë, probleme me tretjen, ankth e depresion

17/07/2026 Femina

Pse valët e të nxehtit i godasin më rëndë gratë? Ekspertët shpjegojnë rreziqet që shpesh neglizhohen

10/07/2026 Femina

Testi i ri me inteligjencë artificiale mund t’i kursejë mijëra gra nga ekzaminimet e dhimbshme për kancerin

08/07/2026 Femina

Studim: Ruajtja e fertilitetit shpesh neglizhohet te gratë e reja me kancer

29/06/2026 Femina

Studimi i madh zbulon se shumica e trajtimeve shtesë në IVF nuk rrisin shanset për shtatzëni

26/06/2026 Femina
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.