Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Çfarë vitamina duhet të konsumoni pas menopauzës

Femina 04/03/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Menopauza mund të përfshijë edhe rritjen e rrezikut për zhvillimin e disa sëmundjeve dhe problemeve shëndetësore.

Me rënien e niveleve të estrogjenit, rritet rreziku për zhvillimin e osteoporozës dhe sëmundjeve të zemrës. Për t’i përballuar këto efekte anësore, vitaminat dhe suplementet mund të jetë një komponent kyç për kujdesin e grave gjatë dhe pas menopauzës.

Ja cilat janë disa nga suplementet dhe vitaminat  për këtë rast gjendje:

Kalcium

Kalciumi është jetësor për shëndetin e kockave dhe është sidomos i rëndësishëm gjatë menopauzës kur rënia e niveleve të estrogjenit rrit rrezikun për zhvillimin e osteoporozës. Gratë janë 5 herë më shumë të rrezikuara që të zhvillojnë osteoporozë krahasuar me meshkujt.

Burimi më i mirë i kalciumit është ushqimi, megjithatë, nëse nuk e arrini dozën e duhur (1,000 deri 1,200 mg për gratë gjatë menopauzës) nëpërmjet dietës, suplementet e kalciumit mund të jenë një zgjedhje e duhur.

Vitamina D

Vitamina D mund të konsiderohet një super-vitaminë. Nuk është e rëndësishme vetëm për shëndetin e kockave, por ul gjithashtu rrezikun për atak në zemër, tensionin e lartë të gjakut, goditjen në tru, astmën, alergjitë, madje edhe kancerin gjirit.

Mund të jetë e vështirë që ta siguroni vitaminën D vetëm nga ushqimet natyrale. Doza e rekomanduar çdo ditë për këtë vitaminë është 600 IU. Kontrolloni fillimisht nivelet për t’i siguruar nëse keni nevojë për suplement.

Acidet yndyrore omega 3

Vaji i peshkut me acide yndyrore omega 3 kanë një efekt efikas dhe natyral që është shumë e rëndësishme gjatë menopauzës. Nuk është e dobishme vetëm në termat e përfitimeve kardiovaskulare dhe uljen e triglicerideve, por ky antioksidues i fuqishëm gjithashtu ndihmon për të mbrojtur funksionin e shëndetit mendor duke parandaluar kështu demencën dhe alcajmerin.

Shoqata Amerikane e Zemrës rekomandon që të konsumojnë të paktën 2 racione peshk (salmon, troftë, sardele) në javë. Mund të jetë e nevojshme edhe marrja e suplementeve për të siguruar dozat e duhura të kësaj lënde ushqyese. Ekspertët rekomandojnë që gratë të cilat janë në fazën e menopauzës të marrin suplement të vajit të peshkut me 1,000 deri 2,000 miligramë acide yndyrore EPA dhe DHA./klankosova

Artikulli paraprakSa herë mund t’i merrni kontraceptivët
Artikulli i rradhës Nora Istrefi flet për shtatzëninë e dytë

Ju sugjerojmë

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Endometrioza nuk shkakton vetëm dhimbje, mund të shfaqet edhe me migrenë, probleme me tretjen, ankth e depresion

17/07/2026 Femina

Pse valët e të nxehtit i godasin më rëndë gratë? Ekspertët shpjegojnë rreziqet që shpesh neglizhohen

10/07/2026 Femina

Testi i ri me inteligjencë artificiale mund t’i kursejë mijëra gra nga ekzaminimet e dhimbshme për kancerin

08/07/2026 Femina

Studim: Ruajtja e fertilitetit shpesh neglizhohet te gratë e reja me kancer

29/06/2026 Femina

Studimi i madh zbulon se shumica e trajtimeve shtesë në IVF nuk rrisin shanset për shtatzëni

26/06/2026 Femina
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.