Humbja e shtatzënisë deri në javën e 20’të përkufizohet si abort. Sipas hulumtimeve, rreth 10-20 përqind e shtatzënive përfundojnë me abort.
Edhe pse është një gjendje e zakonshme, kjo nuk do të thotë se aborti spontan është i lehtë për një grua shkruan Belly Belly, transmeton Gazeta Shneta.
Përveç dhimbjeve fizike para/pas abortit, një grua pëson ndryshime edhe në gjendjen emocionale.
Një nga çështjet me të cilat përballen gratë pas abortit është periudha e ciklit menstrual.
Pas abortit, ju mund të përjetoni disa ndryshime në ciklin tuaj menstrual, si:
-Gjakderdhje më e rëndë;
-Kohëzgjatje më e gjatë e ciklit;
-Dhimbje më të gjatë dhe të forta;
-Ndryshime në humorin tuaj;
Ndonëse janë normale të shfaqen pas abortit është e rëndësishme të kërkoni ndihmën edhe nga profesionistët shëndetësor./Gazeta Shneta/