Gjatë ciklit menstrual, sasia e gjakut dhe indeve që dalin jashtë mund të ndryshojë nga dita në ditë, por cikli ndalet rreth 2-7 ditë pasi të fillojë.
Ndonjëherë, cikli menstrual mund të zgjasë më shumë se zakonisht. Ekzistojnë disa arsye të mundshme për këtë, duke përfshirë përdorimin e tabletave për kontrollin e lindjes dhe çështje tjera themelore shëndetësore, transmeton Gazeta Shneta.
Ovulimi
Disa gra përjetojnë gjakderdhje gjatë ovulacionit. Në shumicën e rasteve ovulacioni prodhon vetëm një njollë të vogël dhe nuk është një shkak për shqetësim.
Pajisjet intrauterine
Gjinekologët mund të vendosin në vaginën tuaj një pajisje intrauterine për të ndihmuar në parandalimin e shtatzanisë. Kjo mund të shkaktojë hemorragji anormale.
Tabletat për ndaljen e ciklit menstrual
Pilulat për ndaljen e ciklit mentrual ndryshojnë nivelin e hormoneve në trupin tuaj. Edhe pse shumë njerëz përdorin kontraceptivë hormonal për të shkurtuar ose rregulluar periudhat e tyre, ato ndonjëherë mund të rezultojnë në periudha më të rënda ose të zgjatura.
Probleme me gjëndrat tiroide
Gjëndra tiroide është përgjegjëse për rregullimin e një sërë hormonesh në trup. Për gratë, ky hormon përfshin edhe ciklin menstrual.
Sindromi i vezores polikistike
Sindroma e vezës polikistike ndodh kur cistat shpesh rriten në vezore. Kjo mund të ndikojë në nivelin e hormoneve dhe fertilitetin./GazetaShneta/