Ndalimi i përhershëm i ushqimeve të ëmbla tek fëmijët thuhet me të drejtë se është i pamundur tek fëmijët, por rekomandohet konsumimi sa më i paktë i tyre.
Sipas stomatologëve pedriatik, çokollatat, biskotat dhe akulloret janë ëmbëlsirat “e lejuara” ndërsa karamelet gomoze (haribot) dhe ato me ngjyrues të fortë klasifikohen si ëmbëlsira të dëmshme.
Pse? Akullorja, biskotat dhe çokollatat e thjeshta mund të “shpëlahen” nga goja përmes pështymës ose dhe një gote ujë që fëmija mund të pijë, ndërsa ëmbëlsirat si haribot, ato me ngjyra të forta ngjiten tek smalti i dhëmbëve duke rrezikuar prishjen e dhëmbëve dhe rritur shansin e krijimit të karieve.
Acidi tek karamelet e tharta mund të dëmtojnë gjithashtu smaltin duke shkaktuar erosion. Në krahasim me akulloren, këto karamele kërkojnë një kohë më të gjatë për t’u shpërbërë! Për të ngrënë një karamele haribo duhen disa minuta kur akullorja kërkon vetëm disa sekonda për t’u shkrirë në gojë.
Sigurohuni që fëmija gjithmonë ta shpëlaje mirë gojën pasi të ketë ngrënë ëmbëlsira, në mënyrë që sheqeri mos të depozitohet në zgavrat e dhëmbëve apo të “ngjitet” pas sipërfaqes së dhëmbëve./LIVING/