Asnjë prind nuk ka mundësi të merr një vendim të tillë. Pothuajse të gjithë çiftet kanë rreth 50% shans për të pasur djalë apo vajzë, sipas Amy K. Johnson, gjinekologe e diplomuar në Universitetin e Standfordit, transmeton Gazeta Shneta.
“Ajo çfarë mund të themi është se sperma e babait përcakton nëse gjinia e një fëmije do të jetë djalë apo vajzë.”, pohon Johnson.
Sipas statistikave të fundit, në vit më shumë lindin djem sesa vajza në shtetet e zhvilluara. Kjo ndodh për shkak të shumë faktorëve.
Një teori për këtë ka të bëjë me kromozomin seksual Y (ose mashkull) që është shumë më i vogël se X (ose femër). Ideja është se spermatozoidi që mbart Y-në është paksa më e shpejtë dhe kështu ka më shumë gjasa për ta bërë vezën e parë.
Gjithashtu, mënyra e jetësës së babait ose nënës mund të ndikojnë në gjininë e foshnjës së tyre. Një numër studimesh kanë sugjeruar se faktorët, si: ushqimi, pasuria dhe mjedisi mund të ndikojnë në shanset për të pasur djalë apo vajzë.
Për shembull, nënat që konsumonin drithëra çdo mëngjes kishin shanse prej 59% të konceptonin djalë.
Megjithatë, faktorët e jashtëm nuk janë të vetmit faktorë që mund të determinojnë gjininë e foshnjës./Gazeta Shneta/