I arrestuari nga Policia e Kosovës, Besim Hajdari i njohur ndryshe si “Ciprra”, dyshohet se e ka detyruar një 17-vjeçare që të kryej abortin. Në media u raportuar se aborti ka ndodhur në spitalin “Fati im”, por ky spital e ka mohuar këtë
Besim Hajdari është arrestuar të premten në një aksion të Policisë së Kosovës në Podujevë. Gjatë arrestimit ai është kapur në një dhomë me një vajzë të mitur të moshës 17-vjeçare.
Vajza në deklaratën e saj ka thënë se “Ciprra” po e mbante me dhunë dhe se e kishte detyruar të abortonte fëmijën. Sipas raportimeve të mediave, dyshohet se aborti është kryer në spitalin gjinekologjik i cili udhëhiqet nga gjinekologu Afrim Muhaxheri.
Por këtë e ka mohuar spitali përmes një reagimi për media duke thënë se vajza 17-vjeçare nuk ka kryer abort në këtë spital.
“Spitali “Fati Im” punon duke u bazuar në ligjet që janë në fuqi, rrjedhimisht ne baze te Ligjit per nderprerje te shtazanise NR. 03/L-110. Prandaj, asnjëherë në spitalin tonë nuk kryhen nderprerje te shtatzenise që bien ndesh me ligjin. Kjo e pavërtetë nuk qëndron sipas shënimeve zyrtare të Spitalit “Fati Im” meqenëse asnjë person nën moshën 18 vjeçare nuk ka kryer nderprerje te shtazanise në këtë spital”, thuhet në reagimin e spitalit.
Gjeni më poshtë reagimin e plotë:
Spitali “FATI IM” ndaj raportimeve në media, lidhur me pretendimet se një 17 vjeçare ka kryer abortin në spitalin tonë, bën këtë:
Reagim:
Spitali “FATI IM” ka pranuar me shqetësim dezinformatën e publikuar në disa portale dhe medie ku thuhet se një 17 vjeçare me inicialet A.T dyshohet se ka kryer abort në spitalin “Fati Im”.
Spitali “Fati Im” punon duke u bazuar në ligjet që janë në fuqi, rrjedhimisht ne baze te Ligjit per nderprerje te shtazanise NR. 03/L-110.
Prandaj, asnjëherë në spitalin tonë nuk kryhen nderprerje te shtatzenise që bien ndesh me ligjin.
Kjo e pavërtetë nuk qëndron sipas shënimeve zyrtare të Spitalit “Fati Im” meqenëse asnjë person nën moshën 18 vjeçare nuk ka kryer nderprerje te shtazanise në këtë spital.
Spitali “Fati Im” fillimisht i është drejtuar portalit që e ka publikuar këtë informatë të gabuar.
Pas kontaktit me portalin, i njejti ka reflektuar profesionalisht dhe e ka larguar etiketimin e spitalit “Fati Im” nga artikulli i tyre.
Për korrektësi dhe për ti shërbyer të vërtetës ne i ftojmë organet e hetuesisë që të hetojnë rastin.
Spitali “Fati Im” siguron gjithë pacientët dhe bashkepunëtorët e tij se në asnjë rast dhe në asnjë rrethanë nuk kryen procedura të mjekimit që bien ndesh me ligjin.
Spitali “Fati Im” mbetet i perkushtuar që të gjithë pacientëve tu ofrojë shërbime korrekte dhe sipas standardeve më të larta profesionale.
Me respekt,
Spitali Juaj “FATI IM”