Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Çka duhet të dini rreth placentës në shtatzëni

Këshilla për shtatzëna 12/02/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Placenta është organ i cili formohet në murin e brendshëm të mitrës menjëherë pas konceptimit.

Përmes placentës, fryti merr materiet ushqyese dhe oksigjenin, ndërsa hedh mbeturinat e prodhuara nga fryti. Normalisht placenta është e vendosur lartë në mitër, ndërsa gjithsejt në rreth 1 % të shtatzanive ndodhet poshtë në mitër, duke arritur gjer në brendësi të qafës së mitrës , apo duke e mbuluar atë pjesërisht apo plotësisht, kjo dukuri njihet si «placenta previa (praevia)».

Nëse vërehet para javës së 20 të shtatzanisë, ndoshta do të tërhiqet gjer në javën e 32 të shtatzanisë – kjo ndodh në 90 % të rasteve, por në ato 10 % të shtatzanive tek të cilat mbetet e ngulitur ulët apo mbulon qafën, mund të paraqet problem domethënës.

Faktorët rrezikues për zhvillimin e placenta previas janë, operimi i mëhershëm cezarian, aborti paraprak me vakum, numri i madh i shtatzanive të mëparshme, mosha e vjetër e shtatzënës (tek gratë më të moshuara kjo lajmërohet shpesh), shtatzania me shumë fryte (e shpeshtë është edhe tek binjakët dhe trenjakët).

Çfarë komplikimesh mund të paraqiten?
Komplikimet të cilat mund të shkaktojnë placenta previa mund të jenë serioze edhe për nënën edhe për foshnjen, ku më së shpeshti paraqitet gjakderdhja, e cila mund ta rrezikojë shtatzënën. Gjakderdhja tek placenta previa mund të jetë shkaktare për lindjen e parakohshme, gjë që paraqet rrezik potencial për frytin.

Simptomi i placenta previas është gjakderdhja e papritur e cila nuk përcjellet me dhembje, dhe mund të jetë me intenzitet të fortë apo edhe shumë të lehtë. Mund të lajmërohet edhe në tremujorin e dytë, por më së shpeshti në të tretin. Gratë me placenta previa, e cila mbulon qafën, lindin me operim cezarian.

Është e rëndesishme që, nëse e dini me saktësi që placentën e keni të ngulitur ulët duhet ti shmangeni aktiviteteve të lodhshme, shmangni marrëdhënjet seksuale dhe vizitat vaginale, dhe çfarë është më e rëndësishme, lajmëroni mjekun menjëherë pas gjakderdhjes, çfarëdo qoftë ajo.

Çfarë është shkëputja e parakohshme e placentës?
Shkëputja e parakohshme e placentës – amputimi, është një ndër komplikimet më të rënda të shtatzanisë, e cila mund të dëmtojë jetën e foshnjes dhe nënës.

Ajo paraqet gjakderdhjen në mes të placentës dhe mitrës, çfarë shpie gjer tek shkëputja, zvogëlon rrjedhjen e materieve ushqyese dhe oksigjenit tek foshnja. Kjo mund të shkaktojë edhe vdekjen, dhe nëse gjakderdhja nuk ndalet, ajo zgjerohet dhe mund të shkaktojë edhe vdekjen e shtatzënës, nëse nuk reagohet me kohë.

Nëse vëreni gjakderdhje, të përcjellë me dhembje në pjesën e poshtme të stomakut, ndërsa mitra është e fortë, menjëherë shkoni në spital!

Artikulli paraprakGripi në shtatzëni mund të shkaktojë autizëm, mësoni si ta shmangni këtë
Artikulli i rradhës Horoskopi, 13 shkurt 2019

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.