Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Çka ndodh me menstruacionet pas lindjes, përgjigje që po e kërkojnë shumë nëna të reja

Femina 28/02/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
simptomat menstruale
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Pas lindjes, trupi pëson shumë ndryshime; mitra zvogëlohet, niveli i hormoneve bie dhe menstruacionet rikthehen.

Menstruacionet dinë të jenë të ndryshme në periudha të ndryshme të jetës, andaj edhe pas lindjes do t’iu prekin ndryshimet.

Ja në të vërtetë çfarë duhet të prisni në muajt e ardhshëm pas lindjes:

Java 1 deri 6

Do të ketë gjakderdhje mirëpo nuk do të jenë ende menstruacionet. Përderisa mitra shërohet, do të vazhdojë të gjakosë nga pjesa ku ka qenë e ngjitur placenta. Në fillim gjakderdhja do të duket si menstruacionet mirëpo do të përmirësohet shpejtë javën e parë.

Herave tjera që do keni gjakderdhje mirëpo nuk do të jenë menstruacionet? Kur rrini shtrirë për një kohë, është normale të keni një rrëke apo dromcë kur ngriteni në këmbë. Mos u shqetësoni pasiqë është vetëm gjak që është mbledhur në vaginë përderisa trupi juaj vazhdon të shërohet.

Java 6 deri 8

Nëse nuk jepni gji, shanset janë që menstruacionet të rikthehen tani pasiqë shumica e tyre fillojnë të rishfaqen pas javës së gjashtë të lindjes.

Çfarë duhet pritur? Trupi juaj ka kaluar nëpër aq ndryshime të mëdha andaj i duhet kohë të rikthehet. Nëse menstruacioni i parë është më i hollë, i rëndë, i shkurtë, i gjatë, me dhembje apo pa të, mos u shqetësoni. Nuk mund të parashikoni se si do të reagojë trupi juaj, mirëpo menstruacioni mund të rikthehet si ishte apo mundet të ndryshojë në mënyrë permanente ndryshe nga ç`ishte para lindjes.

Kjo është koha e duhur që të filloni me mbrojtje kundër shtatëzënisë, e cila mund të shkaktojë ndryshime të mëtutjeshme në menstruacionet e juaja. Për këtë gjë është mirë të konsultoheni me mjekun për mënyrat se si mund të ndikojnë pilulat në menstruacionet e juaja.

Ta mbani mend këtë: Nëse menstruacionet e juaja rikthehen me ngërçe e dhimbje rrjedhje të rëndë e të papërballueshmë, është koha që të vizitoni gjinekologun pasi që mund të jetë shenjë e polipeve, fibroideve, jobaraspeshës hormonale dhe mungesës së vitaminave dhe mineraleve.

Java 8 deri 24

Një ndër arsyet e mos ardhjes së menstruacioneve? Të ushqyerit në gji! Prolaktina, hormoni shkaktar për prodhimin e qumështit e ndrydh ovulimin andaj mund të mos presim për menstruacione në gjashtë muajt e ardhshëm, ndërsa për disa femra edhe më gjatë se aq. Kur të rikthehen menstruacionet pas aq kohësh, prisni të jenë më të rënda, me më tepër ngërrçe dhe më të çrregullta në disa cikle të para.

Nëse nuk jepni gji dhe nuk u janë rikthyer menstruacionet, mund të jetë tërësish normale. Hormoni i stresit çrregullon sinjalin që i thotë trupit tuaj se është koha që të lëshojë një ve, andaj është mirë që të takoheni me mjekun për këtë çështje./femra.net/

Artikulli paraprakTuna del në kafe me Tianin, shikoni se sa me stil e vesh djalin e saj
Artikulli i rradhës Nëna gjeti diçka të tmerrshme brenda organizmit të saj, 7 javë pasi kishte lindur

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.