Nëse diçka ju tingëllon si shumë e mirë për të qenë e vërtetë, realisht nuk është e vërtetë.
Vitet e fundit, lajmet rreth shëndetësisë janë kthyer në një burim të devijuar të të vërtetës ku shpërndahen infomacione të rreme rreth shëndetit, transmeton GazetaShneta.
E një lajm I tillë është shpërndarë edhe rreth çokolatës si ënyrë efikasë për të shëruar të kolliturat.
Hulumtuesi i studimit prëj të cilit është keqkuptuar kjo gjë, Alyn Morice, thotë se të gjeturat e tij janë keqinterpretuar nëpër media.
Titujt të ndryshëm sugjerojnë se çokollata është më efektive se shurupi i kollit kur është fjala për trajtimin e kollës së zakonshme, me artikuj që përmendin një studim që thuhet se e mbështet këtë arsyetim.
Kurse studimi ka treguar se ajo që ndihmon kundër kollës në të vërtetë është një shurup që përmban edhe çokollatë.
Health Line shkruan duke përmendur edhe lajme të tjera të keqintepretuara të cilat nuk është se mund të bëjnë dëm të madh tek njerëzit, por meqenëse shpërndarja e lajmeve bëhet në mënyrë virale, atëherë paraqitet rreziku për keqinformim në nivel më të gjerë global.
Andaj si gazetarët ashtu edhe lexuesit duhet të bëjnë kujdes me lajmet që postohen dhe lexohen; të kontrollohen informacionet në baza ditore sepse shkenca mjekësore për cdo ditë bën shpikjë të reja; duhen përditësuar të dhënat./GazetaShneta/