Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

COVID-19: Çfarë ndodh me sistemin tonë imunitar kur marrim një dozë përforucese?

Jetë 24/11/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Pyetjet rreth dozës përforcuese të vaksinës COVID-19 – se kush do të kualifikohet dhe si të zgjedhë një të tillë – kanë dominuar kohët e fundit diskutimet shkencore, titujt e lajmeve dhe bisedat në tryezën e darkës.

Jonathan Abraham, profesor i mikrobiologjisë në Institutin Blavatnik në shkollën mjekësore të Harvardit dhe specialist i sëmundjeve infektive në Brigham and Women’s Hospital, diskutoi me burimin Harvard Medicine News mbi shkencën dhe historinë e dozave përforcuesve të vaksinës, përcjell Gazeta Shneta.

Çfarë është saktësisht një dozë përforcuese dhe si funksionon?

Profesor Abraham: Një dozë përforcuese ka për qëllim të rrisë nivelet e përgjigjeve imune pasi ato të jenë zbehur natyrshëm. Doza përforcuese e mashtron sistemin imunitar që të mendojë se është duke parë përsëri një patogjen, kështu që qelizat që prodhojnë antitrupa dhe qelizat e tjera imune, kthehen në një mburojë. Sasia dhe cilësia e antitrupave që prodhohen mund të rritet. Nëpërmjet një procesi të quajtur maturimi i afinitetit të antitrupave, sistemi ynë imunitar mëson të bëjë një punë më të mirë në njohjen e një patogjeni dhe krijimin e antitrupave që lidhen më fort me objektivin e tyre. Për virusin SARS-CoV-2, për shembull, antitrupat e maturuar me afinitet mund të jenë më efektivë në njohjen e varianteve me mutacione të shumta.

Cilat lloje të tjera vaksinash përveç COVID-19 kërkojnë dozë përforcuese periodike?

Profesor Abrahami: Një shembull është imunizimi kundër Tdap, gjegjësisht tetanusi, difterisë dhe pertitussit. Ne zakonisht kërkojmë dozë përforcuese, me komponent Td ose Tdap, çdo 10 vjet për të ruajtur imunitetin.

Pse na duhen doza përforcuese për disa vaksina ndërsa për të tjera jo?

Profesor Abraham: Për disa patogjenë, të kesh përgjigje imune paraekzistuese dhe të prirura – për shembull, në formën e niveleve të matshme të antitrupave – është kritike për efikasitetin.

Pra, meqenëse nivelet e antitrupave bien natyrshëm me kalimin e kohës, kërkohet një dozë përforcuese. Për patogjenët e tjerë, si virusi i hepatitit B, përfundimi i serisë së imunizimit me tre doza ka të ngjarë të sigurojë mbrojtje gjatë gjithë jetës, kështu që nivelet e matshme të antitrupave nuk kontrollohen në mënyrë rutinore. Por, nëse rreziku i infeksionit është më i lartë, për shembull, për punonjësit e kujdesit shëndetësor, kontrollimi i niveleve të antitrupave përmes një doze përforcuese është e rëndësishme.

Vaksinat mbeten jashtëzakonisht efektive në parandalimin e infeksionit të rëndë dhe vdekjes, por ato nuk janë 100 për qind efektive në ndalimin e marrjes dhe transmetimit të virusit. Veçanërisht, në zonat me shkallë të lartë të infeksionit për shkak të marrjes së ulët të vaksinimit, njerëzit e vaksinuar kanë më shumë gjasa të ekspozohen ndaj virusit dhe të marrin një infeksion të madh. /Gazeta Shneta/

 

Artikulli paraprakA do të mbahet nesër greva tetë orëshe, flet kryesindikalisti Blerim Syla
Artikulli i rradhës Studim: Dentistët me rrezik më të ulët për t’u prekur nga COVID-19

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.