Nga 61 pasagjerë në dy avione për në Holandë deri në 13 lojtarë në një ekip futbolli portugez, varianti Omicron po ecën shpejt rrugën e tij nëpër botë.
Ky variant i ri, i cili u identifikua për herë të parë në Afrikën e Jugut, është zbuluar në rreth 20 qarqe deri më tani, sipas The Washington Post përcjell Gazeta Shneta.
Si rezultat, shumë ekspertë të viruseve tashmë kanë dhënë alarmin. Vendet kanë ndaluar fluturimet dhe kanë futur kufizime të reja udhëtimi në përpjekje për të zbutur përhapjen, me zyrtarët shëndetësorë të frikësuar se varianti Omicron mund të jetë edhe më infektues se Delta.
Ekzistojnë gjithashtu shqetësime serioze se mutacionet rekord të variantit mund ta bëjnë atë më të aftë për t’iu shmangur vaksinave ekzistuese. Por ndërsa ka shumë për t’u shqetësuar, Omicron vjen me një avantazh të pamohueshëm.
Ndërsa ka ende shumë që nuk dimë për variantin, ekspertët e viruseve thonë se ka një lajm të mirë: Omicron është i lehtë për t’u testuar.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), testet aktuale PCR të përdorura për të identifikuar infeksionet pozitive COVID mund të zbulojnë këtë variant të veçantë dhe disa laboratore kanë treguar se në një test PCR të përdorur gjerësisht, një nga tre gjenet e zakonshme të synuara, gjeni S – nuk shfaqet kur kemi të bëjmë me variantin Omicron.
“Duke përdorur këtë qasje, ky variant është zbuluar me ritme më të shpejta sesa rritjet e mëparshme të infeksionit,” shpjegoi OBSH. /Gazeta Shneta/