Më shumë se 50,000 të shtruar në spital në SHBA që nga dita e hënë, kjo normë e statistikës e ngjajshme sikur verën e kaluar me raste të theksuara COVID.
Regjistrimet në spital për COVID-19 po rriten në të gjithë SHBA-në dhe punonjësit apelojnë se shumica dërrmuese e pacientëve me koronavirus janë të pavaksinuar, shkruan The Guardian përcjell Gazeta Shneta.
Më shumë se 50,000 njerëz u shtruan në spital në të gjithë SHBA që nga dita e hënë, sipas departamentit të shëndetësisë amerikane.
Drejtoreshë e Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), Dr. Rochelle Walensky, tha të hënën se:
“Ndërsa ne dëshirojmë dëshpërimisht të mbarojmë me këtë pandemi, COVID-19 qartësisht nuk ka përfunduar me ne, dhe kështu beteja jonë duhet të zgjasë dhe pak më gjatë.”
“Shtretërit tanë janë plot me pacientë me COVID-19, të cilët janë kryesisht të pavaksinuar”, tha shefe operative e spitalit në Luiziana, Stephanie Manson, në një deklaratë. “Në dy javët e fundit, ne kemi parë një fluks të shpejtë të pacientëve të rinj nën moshën 50 vjeç që vijnë në spitalet tona me variantin Delta.” /Gazeta Shneta/