Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

COVID lidhet me plakjen më të shpejtë të enëve të gjakut, veçanërisht tek gratë

Femina 25/08/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Që nga fillimi i pandemisë COVID në janar 2020, rreth 768 milionë njerëz në mbarë botën janë infektuar me COVID-19.

Ndërsa COVID prek sistemin respirator, studimet e mëparshme tregojnë se ky sëmundje mund të çojë gjithashtu në probleme në pjesë të tjera të trupit, përfshirë sistemin kardiovaskular, shkruan burimi Medical News Today transmeton Gazeta Shneta.

Një studim i ri ka zbuluar se njerëzit që kanë kaluar COVID-19 kanë arterie më të ngurta krahasuar me ata që nuk e kanë pasur kurrë këtë infeksion viral. Shkencëtarët besojnë se ky ngurtësim i arterieve mund të shkaktojë plakje të hershme vaskulare deri në pesë vjet.

“Që në fillim të pandemisë, shkencëtarët kuptuan se SARS-CoV-2 nuk ishte thjesht një virus respirator, por kishte aftësinë të shkaktonte komplikime akute kardiovaskulare dhe të infektonte drejtpërdrejt qelizat vaskulare,” tha për MNT, Rosa Maria Bruno, profesore në farmakologji në Université Paris Cité në Francë.

“Ne ende po mësojmë se çfarë ndodh në trupin e njeriut në kohë afatgjate pas COVID-it. Është vërejtur një rrezik i shtuar i ngjarjeve kardiovaskulare, si infarkti miokardiak dhe goditja në tru, të cilat mund të parandalohen nëse ndryshimet e fshehta, si rritja e ngurtësisë së arterieve, zbulohen herët,” shtoi Bruno.

Bruno është autore kryesore e një studimi të ri të botuar së fundmi në “European Heart Journal”, që zbuloi se njerëzit që kanë kaluar COVID — edhe nëse kanë pasur një formë të lehtë të sëmundjes — kanë arterie më të ngurta krahasuar me ata që nuk e kanë kaluar kurrë COVID-in. Këto rritje në ngurtësinë arteriale u vunë re më shumë tek gratë sesa tek burrat, dhe më shumë tek personat me COVID të zgjatur.

Shkencëtarët besojnë se ky ngurtësim i arterieve mund të shkaktojë plakje të hershme vaskulare — ku sistemi vaskular është më i vjetër se mosha biologjike e personit — deri në pesë vjet. /Gazeta Shneta/

 

Artikulli paraprakHoti: BE-ja pezulloi mbi 600 milionë euro projekte për Kosovën, 7.1 milionë të humbura përgjithmonë
Artikulli i rradhës Shpërthen gypi i kanalizimit në Pediatri, SHSKUK: Nuk ka pasur depërtim të ujërave në dhomat ku po trajtohen fëmijët

Ju sugjerojmë

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.