Në njërën nga hapësirat e koridorit të repartit të Klinikës së Pediatrisë në QKUK, mbrëmë në mesnatë ka shpërthyer një gyp i kanalizimit.
Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës ka bërë të ditur se situata është vënë nën kontroll, transmeton Gazeta Shneta.
Sipas SHSKUK-së nga ky incident nuk ka pasur depërtim të ujërave në dhomat ku po trajtohen fëmijët.
“Pas intervenimit, korridoret janë pastruar dhe pritet të kryhet procesi i dezinfektimit, deratizimit dhe dezinsektimit (DDD), me qëllim të garantimit të higjienës dhe sigurisë së ambientit spitalor”, ka njoftuar SHSKUK./Gazeta Shneta/



