Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Çrregullimet e shëndetit nga temperaturat e larta dhe kujdesi mjekësor

Jetë 22/06/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Sëmundjet e të nxehtit  hipertermia është gjendje e rritjes së temperaturës së brendshme trupore, e cila shfaqet si pasojë e krijimit të tepërt të nxehtësisë në organizëm, ose si pasojë e moslargimit të tepërt të nxehtësisë nga organizmi.

Shkruan: Prof. Basri Lenjani

Hipertermia mund të emërtohet si sindromi, që paraqitet si pasojë e ndikimit të temperaturave të larta dhe lagështirës nga mesi i jashtëm. Hiperteremia shkaktohet nga: temperaturat e larta të ambientit të jashtëm, lagështia e lartë relative, rritja e aktivitetit fizik, të moshuarit, fëmijët e vegjël, nënat shtatëzana, sëmurjet e mëparshme; sistemit nervor qendror, kardiovaskulare, të frymëmarrjes, diabeti, dehidrimi, përdorimi i barnave dhe alkooholit, trashësia, sëmundjet e veshkave, retardimi mental, funksioni i shtuar i gjëndrës tiroide, sëmundjet e lëkurës etj.

Gjendjet e hipertermisë mund të klasifikohen dhe të renditen në pesë grupe: Sinkopa nga veprimi i të nxehtit, shtangimet nga të nxehtit, plogështia nga të nxehtit, goditja nga të nxehtit dhe diellosja.

Që trupi ynë të funksionojë si duhet, është e nevojshme që të ruhet temperatura e trupit brenda kufijve të normales, i cili është një proces kompleks. Qendra e termorregullimit është e vendosur në hipotalamus.

Në rast të temperaturave të larta, trupi ynë mbron veten duke rritur qarkullimin e gjakut përmes lëkurës dhe djersitjen. Nën ndikimin e temperaturave të larta të ambientit, mund të ndodhin çrregullime të ndryshme shëndetësore, nga të lehta deri te ato të rënda, të cilat mund të jenë potencialisht të rrezikshme për jetën.

Askush nuk e pëlqen temperaturat e larta  (ose nxehtësinë) e gjatë verës, kështu që nxehtësia tropikale mund të shkaktojë probleme serioze tek të sëmurët dhe tek peronat plotësisht të shëndetshëm. Armiku kryesorë të trupit tonë janë djegiet nga dielli dhe goditja nga nxehtësia.

Gjendjet e hipertermisë mund të klasifikohen dhe të renditen në pesë grupe: Diellosja, sinkopa nga veprimi i të nxehtit, shtangimet nga të nxehtit, plogështia nga të nxehtit dhe goditja nga të nxehtit.

Artikulli paraprakKjo është një mënyrë për të parë nëse vaksina juaj ka funksionuar, thonë mjekët
Artikulli i rradhës SHBA njofton për ndarjen e vaksinave për Kosovën deri në fund të qershorit

Ju sugjerojmë

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

Canolli: Prishtina me mbulueshmëri të lartë për shumicën e vaksinave, MMR mbetet nën nivelin e synuar

22/07/2026 Lajme

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

MSh kontrakton barna për sëmundje të rralla me vlerë mbi 3.7 milionë Euro

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.